LUGA BOSH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

LUGA BOSH

Mesazh nga ADMIN prej Tue Mar 31, 2009 3:51 am

LUGA BOSH

Artan Lame


Kohë pas kohe, nga gazetat e ditës mbaj lajme që më interesojnë, që të ndjek në kohë pastaj se si shkojnë punët. Pas deklaratave të fundit të qeverisë për çështjen e kompensimit të ish-pronarëve, shfletova pak lajmet dhe ja si më rezultoi të kish menduar qeveria, domethënë Saliu, të vepronte me tokat e pandara.

Për sqarim, këto tokat e pandara janë tokat që rezultojnë të refuzuara nga fshatarët për t‘i marrë me Ligjin 7501. Që një fshatar të mos e pranojë një tokë, duhet që ajo të jetë ose ndonjë skërkë a zallishte që nuk i hyn në punë as dreqit, ose ndonjë gërxh ku, siç thotë vetë populli që e ka hequr mbi kurriz, ha pula gurë. Pikërisht për këto toka, Saliu në 4 vjet ka shpikur 5 teori se si do t‘i përdorë, duke i sjellë vërdallë të gjithë dhe duke ua lënë në fund të gjithëve lugën zbrazur. Dhe më e bukura është se ua ka lënë lugën zbrazur jo duke u tundur pjatën mbushur me supë, por me guriçka!

Për t‘ju freskuar kujtesën, mbani mend se si çdo herë që ndërronte versionin, ka zhvilluar nga një mbledhje të qeverisë me kamerat ngrehur, çdo herë ka mbajtur nga një fjalim gjithë poezi dhe frymëzim për zgjidhjen e problemit të radhës, çdo herë gjithë seriozitet, e ka mbyllur fjalën duke iu drejtuar njërit prej ministrave me shprehjen "zoti ministër, brenda dy javëve të fillojë procesi" dhe, çdo herë ka dalë nga salla e mbledhjes, duke menduar i habitur për ne: "Si ka mundësi të jenë kaq të leshtë, sa akoma të besojnë në këtë punë?!".


Periudha: Premtimi:
Shtator 2005 Do të përfundojmë reformën e tokës, duke përdorur për këtë qëllim tokat e pandara
Janar 2006 Fondi i tokave të pandara do të përdoret për kompensimin e ish-pronarëve
Nëntor 2006 Me fondin e tokave të pandara do të vëmë në jetë nismën "Shqipëria 1 Euro"
Qershor 2007 Fondi i tokave të pandara do të përdoret për t‘u dhënë me qira
Shkurt 2009 Tokat e pandara do përdoren për të ulur faturën e ish-pronarëve



DINOZAURI

Kaos i paparë. Pasdite në stadiumin "Qemal Stafa" do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare dhe, që në mëngjes, e gjithë zona midis bulevardit dhe Rrugës së Elbasanit është në kaos. Policia ka bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë drejt stadiumit, rrugën te "Klan"-i, tek Universiteti, prapa Pallatit të Kongreseve dhe makinat vijnë e përplasen te post-blloqet e policisë, shoferë që bëjnë llafe, policë që fishkëllejnë, marshe indietro, kthime, ngecje, sherre, fërkime parafangosh.

Kush e ka fajin? Natyrisht që policia, se nuk mund të bllokohen rrugët që të çojnë në mes të një zone, ku tani banojnë qindra familje. Jo, e kanë njerëzit, që ndërtojnë pallate asaj ane. Jo, e ka qeveria, që ka kthyer pronat në këtë zonë, se pastaj nuk mund t‘u themi pronarëve që pronën po ta kthejmë, por do ta mbash lulishte pastaj. Jo, e ka stadiumi, që gjendet në mes të zonës tashmë të banuar. Ky i shkreti nuk mbrohet dot më, se s‘ka gojë, ndaj po provoj ta mbroj unë.

Stadiumi u ndërtua aty, kur asaj ane kishte vetëm ferra e driza dhe iu lanë përreth sheshe e hapësira pa fund, për t‘u përdorur në funksion të tij, fusha stërvitjeje, parkime, lulishte. Ai që e projektoi dhe e ndërtoi, ishte burrë i mençur, paçka se kishte ardhur me pushtonjësit për të na shkelur mëmëdhenë. Arkitekt Gherardo Bosio e quanin. Vdiq i ri, 38 vjeç, nga kanceri më 1941 dhe thonë se i doli shpirti mbi hartat e planit rregullues të Tiranës. Pu, pu, ç‘armik i rrezikshëm! Deri në frymën e fundit deshi të na hidhte hi syve. Në planin e tij, kodrat e liqenit duheshin bërë park, pastaj më pranë ishte stadiumi me hapësirat përreth, pastaj hapej qyteti, i cili, kur të kishte nevojë të zgjerohej, duhej të shtrihej me plan në krahun tjetër, drejt lumit të Tiranës dhe Bathores. Pas tij erdhi Komandanti, që Bosion e shau sa mundi, por letrat ia zbatoi pikë për pikë ama. Pas Komandantit erdhi dita që të gjithë shqiptarët të bëhen komandantë dhe bëmë të kundërtën e asaj që bënte Komandanti: Bosion e lëvdojmë, por bëmë të kundërtën e planit të tij. Bregun e lumit dhe Bathoren i mbushëm me ndërtime, por pa plan, ndërsa përreth stadiumit ndërtuam pallate gati njëri mbi tjetrin. Përfundimi duket: sa herë që na duhet ta përdorim stadiumin, u nxijmë jetën dhe u shkatërrojmë ditën të gjithë atyre që rrojnë aty dhe të gjithë atyre që duhet të qarkullojnë asaj ane.

Ndërsa unë filozofoj me vete, sherret te post-blloqet e policëve vazhdojnë: "Aman të kaloj se jam vonë; shefo na këto pi një kafe dhe më lër të kaloj; do kaloj patjetër se kam shtëpinë atje". Vija e policëve ngjan si një digë e çuditshme që ndan rrugën tërthor. Në njërën anë një kaos i pafund makinash që shkëlqejnë në diell, ndërsa në anën tjetër, rrugë të zbrazura ku ecin vetëm njerëz, gra e fëmijë, që menjëherë përfitojnë për të shëtitur në qetësinë që u fali ndeshja e ardhshme. Stadiumi, me gjithë plagët që i kemi shkaktuar, sidoqoftë vazhdon të na bëjë mirë ne njerëzve që po e mbysim.

Në dy momente ndodh çudia. Dikush kalon barrierën e policëve. Herën e parë është një tufë dhensh me një bari dhe një qen, që drejtohen drejt parkut për të kullotur dhe, herën e dytë, është një djalë te të 20-at, hipur në një kalë, ku ka ngarkuar edhe dy bidonë qumështi. Të gjithë ata që banojnë atyre anëve i shohin përditë këto personazhe mesjetare, që vazhdojnë të bashkëjetojnë me internet-kafetë dhe Tuaregët. Ekspertët thonë se amerikanët, me gjithë armët e tyre moderne, shumë herë nuk ia dilnin të zbulonin pritat e talebanëve, të cilët nëpër gërxhet e Tora Borës përdornin ende pushkë dhe kallashë. Armët elektronike amerikane ishin projektuar të zbulonin dhe asgjësonin armë të tjera po aq moderne sa ato dhe ishin të pafuqishme para pushkës së thjeshtë, të fshehur prapa shkëmbit. Kështu, edhe barriera e policëve me radio, shirita dhe fenerë, kishte efekt ndaj BMW-ve dhe "Sllonëve", por nuk ndalon dot një kope me dhen e dele dhe një trim me kalë.

Stadiumi shtrihet ende aty, si një dinozaur i madh i plagosur, i rrethuar nga mijëra kafshëza të vogla, që presin t‘i dalë shpirti për ta ngrënë. Ai ka me vete të drejtën e ekzistencës, se mund të thotë që nuk ishte ai i cili i prishi rehatin qytetit, por ishte qyteti që erdhi dhe e rrethoi pa plan. Zgjidhjen e dha para nja dy muajsh ai, që ne e kishim vënë ministër të Kulturës, duke deklaruar se kishte ardhur koha që stadiumi të zhvendosej që aty. Fati e desh që ministri të binte pre i mbërtheckave dhe kështu stadiumi shpëtoi edhe për një kohë të pacaktuar. Si në atë legjendën e luanit, që e shpëtuan minjtë nga kurthi i gjahtarit, edhe kësaj radhe Dinozaurin e shpëtuan mbërtheckat.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LUGA BOSH

Mesazh nga arberia prej Tue Mar 31, 2009 3:38 pm

Nuk ka fytyre ,miku i ngushte i Edi Rames,trafikanti i ikonave ne Itali,Artan Lame te dale dhe te flase per pronat,kunder qeverise.Kushdo ka te drejte,pasi keta qeveritare nuk po bejne ndonje gje per pronaret ,por ky i zhyer jo.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LUGA BOSH

Mesazh nga ADMIN prej Tue Mar 31, 2009 6:24 pm

Eshte nje gje e mire per ne qe jemi ne mergim qe ju arberia na tregon per te gjithe se kush jane keta sepse ne nuk i njofim ,flm shume
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LUGA BOSH

Mesazh nga arberia prej Wed Apr 01, 2009 4:03 am

F.l.m Alban por nuk durohen tani jane terbuar fare .Po mire se pronat kane shume mangesira dhe nuk e di a do te rregullohet ndonje gje,m.gj.s. perseri them se do bejne diçka se nuk shkon kjo pune,por del nje hajdut dhe shkruan ne gazeta...po ik ore hajdut rri atje se te ka dale emri qe ne vitet 1995 ,ne mos gaboj....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LUGA BOSH

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi