Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut

Mesazh nga ADMIN prej Mon Mar 30, 2009 7:39 pm

Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut


Ervin KOÇI

Vështirësitë dhe pasojat e ardhura prej krizës globale, që janë shtrirë edhe në ekonominë tonë, nuk kanë lënë jashtë as sektorin e industrisë ushqimore. Kjo e fundit ka nisur që të preket seriozisht nga efektet e krizës globale, ku nga mbyllja e shumë fabrikave rrezikohen seriozisht dhjetëra mijëra vende pune në të gjithë vendin. Një prej sektorëve që po rrezikon falimentimin dhe po apelon për ndihmë nga qeveria është dhe ai i përpunimit të peshkut. Administratori i një prej kompanive të përpunimit të peshkut në Lezhë, e cila eksporton deri në 2 mijë tonë konserva në vit, thotë se prej disa muajsh shitjet kanë rënë me rreth 10 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Situata është e pasigurt. Në vitin 2008, që në janar kishim kontrata shitjeje deri në fundin e vitit, ndërsa këtë vit nuk dimë se çfarë do të ndodhë”, - deklaron Alban Zusi. Sipas tij, Shqipëria është një ndër tre përpunuesit më të mëdhenj të peshkut “açuge” në botë. Megjithëse ai thotë se kompania është konkurruese në tregun ndërkombëtar, ajo po ndien mungesën e likuiditetit. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Agrobiznesit e pranon këtë fakt, por shprehet se situata nuk është akoma alarmante. “Kjo nuk është thjesht për prodhuesit shqiptarë, është një sëmundje që ka kapur të gjithë eksportuesit”, - shprehet Enver Ferizaj. Përfaqësuesit e këtij biznesi kërkojnë ndihmë nga shteti në përballimin e situatës. Ata kërkojnë rimbursim të shpejtë të TVSH-së, bashkëpunim me institucionet qeveritare për heqje të barrierave financiare që ekzistojnë kur ata eksportojnë. “Kjo industri mund të ketë 500 mijë euro të parimbursuara TVSH. Cili është efekti i kësaj në krize? Shtohen kreditë e panevojshme kur paratë flenë për motive burokratike”, - ka shtuar administratori Zusi.

Rreziku nga falimentimi

Vetëm disa muaj më parë përflitej, por tani kriza ekonomike globale ka ardhur “pa trokitur”. Më shumë se 15 kompani të mëdha biznesi ose “VIP” kanë dorëzuar kërkesat e para për hapjen e procedurave të falimentimit në gjykatë. Këto kompani janë ndër më seriozet dhe nga më të mëdhatë në vend, të njohura për aktivitetin e tyre të gjerë. Mjafton t’i drejtohesh faqes zyrtare të internetit të Gjykatës së Tiranës për të parë të afishuara emrat e përfaqësuesve të firmave që kanë përfaqësuar aplikimin e kërkesë-falimentimit, si dhe emrat e gjyqtarëve që do të marrin ose kanë marrë çështjet në shqyrtim. Mjaftonte vetëm falimentimi i tyre dhe rrezikimi i shumë kompanive të tjera që kanë lidhje me to dhe nga ky proces zinxhir do të krijohej për ekonominë e vendit një zinxhir pasojash social-ekonomie, duke nisur që nga mospagesa e taksave, shtimi i numrit të të papunëve, varfëria, uria etj.

Fenomeni

Subjektet e biznesit të madh në vend, përveç rënies së fuqisë blerëse, kanë edhe probleme me shtetin. I tillë është rimbursimi për taksa të ndryshme si TVSH-ja, që Tatimet dhe Doganat duhet t’u bëjnë subjekteve, sidomos atyre të import-eksportit. Probleme ka edhe në kushtet kur Gjyqësori nuk arrin të urdhërojë shlyerjen e detyrimeve financiare të vetë administratës shtetërore (Tatime e Dogana), për shkelje të ndryshme që punonjësit e këtyre administratave kanë bërë ndaj subjekteve private. Sipas statistikave zyrtare të marra në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, mësohet se “aktualisht janë 515 kompani shqiptare në likuidim e sipër (vetëm kompani që veprojnë në kushtet e kuadrit ligjor në fuqi)”. Por është mjaft e vështirë të mësohet realiteti për shumë kompani dhe subjekte që veprojnë në kushtet e një informaliteti të theksuar, ku shumica e tyre e ushtrojnë aktivitetin e biznesit "në të zezë".


Kriza ka kapur të parin biznesin e vogël

Varfëria, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, malli i dhënë veresie dhe faktorë të tjerë janë bërë shkak për falimentimin e një numri të madh subjektesh të biznesit të vogël në shumë qytete të vendit. Pasojat e krizës ekonomike në Shqipëri ka nisur t’i ndiejë i pari biznesi i vogël. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por dhe të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, “vetëm në dy javët e para të vitit 2009 janë shqyrtuar 102 aplikime për kërkesë falimentimi, për të cilat do të nisin procedurat gjyqësore”. Sipas të njëjtave burime, janë disa qindra kompani biznesi që po shpallin likuidimin në Regjistrin Tregtar. 300 biznese të vogla janë mbyllur gjatë vitit 2008 në qytetin e Korçës, ku shkak është bërë rënia e fuqisë blerëse dhe pamundësia për të mbledhur paratë e mallrave të dhëna me listë. Shifra e bizneseve që kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit konfirmohet nga Drejtoria e të Ardhurave në Bashkinë e Korçës, ku drejtori Petrika Tollkuçi ka deklaruar se shkaqet lidhen më shumë me krizën ekonomike.


30 Mars 2009

Ekonomi
Ministri Ruli: “Në maj nis punën Qendra e Licencave”
Financat: Kompania “INSIG” renditet e dyta në treg për vitin 2008
Ekonomia në krizë, pasojat prekin dhe industrinë e përpunimit të peshkut
Çalik Holding: “Nuk i shesim kompanitë tona të telekomunikacionit”
Shqipëria dhe KE-ja firmosin projektin “IPA” prej 1 milion eurosh
Lohan: “Kujdes me administratën publike, ndryshe rrezikoni fondet e BE-së!”
Vjedhja e energjisë, INSTAT: OSSH-ja humbi 273 milionë euro në vitin 2008
Nevoja për para, qeveria bëhet gati të marrë borxh nga BSH-ja 18.3 miliardë lekë
Ambasadori gjerman: “Ekonomia shqiptare delikate, qeveria kujdes nga kriza”
Pasojat e krizës, Bode: “Bankat të lëvrojnë kreditë”
Banka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale
Shqipëri–Luksemburg, bashkëpunim në sistemin bankar
Rrugëkalimet e gazit, Shqipëria, pika më e afërt me BE-në, por më e pasigurta
Suedia i jep Shqipërisë grantin 2.7 milionë euro
Magazinat doganore, 20 mijë euro për çdo subjekt që kërkon të marrë licencën
Nisma “Qyteti i gjelbër”, AMC dhuron 600 rrënjë bliri për Bashkinë e Kamzës
KE: Siguria e rrugëve në Shqipëri mbetet tragjike
Bonot e thesarit vijojnë rritjen e interesit, qeverisë i duhen para për të paguar borxhet
Raporti i BSH-së: “Ekonomia shqiptare rrezikohet nga deflacioni dhe pasojat e krizës”
Kostoja e lartë, ndryshojnë bilancet për ndërmarrjet me 10 punonjës
Ligji “Për taksat kombëtare”, qeveria rrit detyrimet fiskale të lojërave të fatit
Kriza prek biznesin, Berisha akuzon pushtetin lokal për rritjen e taksave vendore
Anijet që transportojnë hidrokarbure, shtyhet afati i ndaljes së përpunimit
Celulari i katërt, shtohet interesimi i kompanive gjermane përpara tenderit
AMC-ja, zyrtarisht pjesë e “Deutsche Telekom e T-Mobile”
BSH vendos sot për ndryshimin e interesit të normës bazë të lekut
Hekurudhat, qeveria gati 30 milionë dollarë investime para dhënies me koncesion
Kursi i këmbimit, leku dhe dollari në rënie kundrejt euros
Sektori imobiliar hyn në krizë, apartamentet dhe lokalet që shiten mbesin pa u blerë
Biznesi amerikan i ankohet Bodes: “Po keqpërdoret amnistia fiskale”

avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi