Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:18 am

Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria

Partia Socialiste ka reaguar dje nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Integrimit, Taulant Balla, në lidhje me skandalin e korrupsionit të zbuluar në konsullatat tona në qytetet evropiane. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Balla, u shpreh se “në konsullatat tona, investigimi i gazetarëve ka nxjerrë në pah faktin tmerrësisht të dhimbshëm, se shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë në Milano, Bari, Romë, Athinë, Selanik, Janinë etj., të paguar për t‘i shërbyer bashkatdhetarëve tanë emigrantë, është kthyer në një strukturë kriminale zhvatjeje dhe falsifikimi”. Sipas Ballës, është e pamundur që emigrantët shqiptarë të përfitojnë qoftë edhe një shërbim të vetëm në këto konsullata, nëse ai nuk ofrohet përmes parave në zarfe për sekserët, që në këtë rast janë shoferët e konsujve apo rojet e konsullatave. “Por, për selinë tonë, ky korrupsion e ka një fajtor dhe konkretisht, u shpreh Balla, ai është ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili ka bekuar nëpër konsullata dhe ambasada militantë dhe familjarë të kupolës së PD-së”. “Këta hajdutë dhe falsifikatorë mbrohen nga ministri i Jashtëm, nga Kryetarja e Kuvendit, nga Kryeministri, edhe pse provat ndaj tyre janë bërë tashmë publike”, u shpreh deputeti i PS-së. Ai theksoi më tej se, si është e mundur që asnjë prej punonjësve të këtyre konsullatave nuk është thirrur në Shqipëri për t‘i kërkuar shpjegime, për t‘i komunikuar largimin nga shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë, dhe pse jo të fillojë ndaj tyre procedimi penal. “Këto akte korrupsioni dhe falsifikimesh po dëmtojnë dhe sabotojnë rëndë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve të BE-së”, u shpreh Balla.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:18 am

Memia i shtohet gares per PD-ne e Tiranes

Rriten ethet për garën e PD-së për kreun e kryeqytetit. Shaban Memia është kandidati i radhës që futet në garë për kreun e Partisë Demokratike në qytetin më të madh të vendit, ku në zgjedhjet e ardhshme pritet të zgjidhet edhe shumica e kandidatëve për deputet. Shkurti pritet të jetë muaji i mbylljes së procesit zgjedhor dhe rinovimit të strukturave bazë në Partinë Demokratike. Deri tani, në garë janë përfshirë Besnik Mustafaj, Edi Paloka, Gjergji Bojaxhi dhe Lajla Përnaska. Në bazë të statutit, në bazë të praktikave të zgjedhjes së lidershipit të PD-së të Tiranës, gara do të vazhdojë dhe gjatë shkurtit. Propozimet e seksioneve do të shkojnë në Kryesinë e Tiranës dhe më tutje do të jetë Kryesia e madhe e PD-së që do të përcaktojë kandidatët finalë që do të hidhen për votim në Kuvendin e delegatëve. Ndërkaq, PD ka nisur procesin për zgjedhjet e kryetarëve në rrethe, të cilat do të përfundojnë me domosdoshmëri brenda muajit shkurt. Nga ana tjetër, kandidatët në garë, kërkojnë të zbatohet edhe një tjetër kriter. Deputetja Përnaska vlerëson nivelin e kandidatëve, por nuk harron të nënvizojë faktin se për këtë post nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe elementin e vendlindjes së tyre. “Mendoj që ky kriter është i përcaktuar , po realisht është një kriter i pashkruar”, theksoi ajo.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria

Mesazh nga arberia prej Mon Jan 19, 2009 7:28 am

Bobooo,nuk me pelqen fare Shaban Memia....Po te me pyesin mua do te me pelqente shume Gjergj Bojaxhi.Djale i shkolluar ne Amerike dhe me shume kulture.Ka vizion per te ardhmen .Flet pak dhe punon shume.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria

Mesazh nga arberia prej Mon Jan 19, 2009 7:30 am

Them se do ta drejtonte me mire se kandidatet e tjere,PD-ne e Tiranes,pra Gjergj Bojaxhi.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Balla: Korrupsioni ne konsullata mbrohet nga qeveria

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi