Banka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Banka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale

Mesazh nga ADMIN prej Sun Mar 29, 2009 5:48 pm

Banka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale


Banka Gjermane “KfW”, me një kredi prej 9.75 milionë eurosh, do të financojë projektin "Programi rural i furnizimit me ujë të zonave rurale", që do të shtrihet në disa qarqe të vendit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zbatues i këtij projekti, bëri dje dhe fazën e parë të prezantimit, e cila konsiston në ndërtimin e rreth 40-50 ujësjellësve ruralë duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së 40-50 mijë banorëve në këto zona. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Financave, përfaqësues të lartë të “KfW”-së, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shoqatës se Komunave si edhe aktorë të tjerë të përfshirë në realizimin e këtij projekti. Projekti do të shtrihet në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër, të njohura si zona me nivel të lartë të varfërisë, me një nivel shume të ulët të cilësisë së jetës, si dhe me mungesa të theksuara në infrastrukturën publike dhe shërbimet qe lidhen me to. Vetëqëndrueshmëria e projekteve është risia qe sjell ky program dhe që shkon jo vetëm për forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor, veçanërisht mbi menaxhimin e ujësjellësve ruralë, por shton me tej kapacitetet dhe profilizimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si një agjenci ekzekutive në mbështetje të qeverisjes vendore.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Banka “KfW” financon 9.75 milionë euro për furnizimin me ujë të zonave rurale

Mesazh nga arberia prej Mon Mar 30, 2009 4:59 am

Shume mire per banoret e atyre zonave veriore.Nuk jetohet pa uje.2 ore qe mund te te mungoje uji ,per shkak te ndonje defekti ne rrjet(gjera qe ndodhin),dhe stresohesh pa mase,jo te te mungoje gjithnje.Shqiperia po behet Very Happy
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi