Fillimi i nje fundi!!???

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fillimi i nje fundi!!???

Mesazh nga gerrard73 prej Sat Mar 28, 2009 7:11 pm




[

gerrard73
admin
admin

Numri i postimeve : 45
Points : 49
Reputation : 0
Registration date : 27/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fillimi i nje fundi!!???

Mesazh nga gerrard73 prej Sat Mar 28, 2009 7:29 pm

"]

Keto dy pamje jane emblema e Amerikes, nga njera ane Bernard Madoff numeri nje i Nasdaq-ut dhe nga ana tjeter nje zoteri qe te tille ka vetem emrin qe eshte i mbuluar me flamurin amerikan ne nje nga mijera tendat qe ndodhen ne periferi te qyteteve te medha amerikane.
Madoff eshte numeri nje i Nasdaq qe ka orkestruar nje korrupsion prej 50 miliard dollaresh, duke vjellur kursimet e nje jete te tere te milona amerikanve. Dhe financiere pak a shumete medhenje qe kane bere pak a shume te njejten gje na Amerike gjate viteve te fundit ka me dhjetra mijera. Dhe natyrish pasojat jane shume te renda, njerz qe kane humbur shtepite e tyre dhe kane dale me kuptimin e plote te fjales "ne mes te rruges".

Dhe po te shikojme planin ekonomik te administrates aktuale te drejtuar nga presidenti Obama, flitet per ç'do gje por jo per te ndihmuar shtresen e ulet te popullsise. Pa dashur te hyje ne shifra dhe numra do te doja te kujtoja se do te majftonte vetem gjysma e fondeve qe jane dhene per te shpetuar Multinacionalet e medha si Generalmotors o AIG, per te paguar te gjitha shtepite e amerikaneve qe jane sekuestruar nga bankat. Po te kishte bere kyte gje, amerikanet do te kishin shtepite e tyre dhe bankat parate e tyre, ndersa administrata amerikane ka preferuar te ndihmoje vetem bankat duke u dhene me miliarda dollare per t'i shpetuar nga falimentimi.

Thuhet se eshte vetem fillimi i nje krize qe do te zgjase te pakten edhe vitin e ardhshem dhe aty nga fundi i 2010 pritet nje ngritje e ekonomise. Thuhet se eshte vetem fillimi, por fillimi i nje fundi, fillimi i fundit te nje Perendorie. Nqs sot kemi amerikan qe me profesion jane doktor, avokat, inxhiniere dhe detyrohen te rrine ne radhe neper zyrat e punes per nje pune ç'faredo dhe shpesh here edhe te rendomte, mund te themi me plot gojen se Gjiganti eshte i semure rende.

Ne mledhjen e ardhshme te G20-tes qe do te mbahet pas pak diteve pritet te diskutohen probleme shume te rendesishme si lufta ne Iraq rigjenerimi dhe kercenimi qe Al Qaida i ben Amerikes, ekuilibri brenda Aleances se Atlantikut te Veriut et etj. Partneret europjan duket sikur nuk do te kenaqen me me partneritetin qe ka qene deri tani, dmth te nje lidershipi absolut te Amerikes, por pretendojne te jene partner te vertete dhe mbi te gjitha te barabarte. Franca dhe Gjermania pretendojne nje rol me te rendesishem brenda NATO-s ky eshte nje nder kushtet qe Franca i vene Amerikes per t'u rikthyer perseri si nje antare e Aleances. Europjanet jane gati qe te dergojne me shume trupa ne Afganistan por ne kembim te nje ekuilibri te ri gjeopolitik ne skakieren nderkombetare. Dhe ky ekuliber do te parashikonte nje reduktim te influences amerikane ne rangun nderkombetare dhe nga ana tjeter nje Europe me e forte dhe me me peshe ne marrjen e vendimeve nderkombetare. Pra kjo eshte nje sintome e dobesimit te Amerikes.

Nese nga njera ane kemi nje duel gjigantesh nga ana tjeter jane popujt, njerzit e thjeshte ate qe luftojne ç'do dite dhe shpesh per te mbijetuar. Kriza ekonomike ka demtuar ekonomine globale dhe shtresat qe e paguajne me shume krizen jane te varferit. Te varferit qe shtohen ç'do dite dhe me shume, qe dalin si kerpurdhat pas shiut. Ata qe jetojne ne periferi te qyteteve te medha apo ne kuartieret e varfera, si ne Amerike ashtu edhe ne pjesen tjeter te planetit rrezikojne te perfundojne ne nje varferi ekstreme dhe te kalojne ne nje lufte me njeri-tjetrin, ne luften e te vafereve.
Nese populli amerikan e ka akoma ndonje shprese per t'u rimkember perseri se ne fund te fundit Amerika eshte gjithmone Amerike, popujt e tjere neper bote zhyten nga dita dites ne farferi edhe ekstreme, duke filluar nga Rusia Brazili Kina India pra nga potencat e mundeshme, dhe duke perfunduar tek vendet e vafera te Afrikes dhe Azise.

Kur te vaferit shendrrohen gjithmone dhe me te vafer dhe te pasurit gjithmone dhe me te pasur historia na meson se ka ardhur koha per Revolucion, ka ardhur koha per Revolucion popullor. C'do here gjate historise kur planeti ka kaluar kriza te ngjashme, krizat jane zgjedhur me Revolucion, bile nganjehere edhe me lufte. Keshtu ka ndodhur me Revolucionin Francez dhe ne shume raste te tjera qe nuk dua t'i permend. Ka ardhur koha qe te zbritet ne rruge, te varferit kunder te pasurve si gjithmone, skllevrit kunder skllavopronarve, kyte thote historia e njerzimit. Nuk e di se deri kur qytetaret amerikan dhe europjan do te rrine dhe sodisin, ndersa varferia eshte duke i mbuluar dhe me shume. Nuk e di deri kur duhet te pritet duke degjuar fjalet e politikaneve per nje jete me te mire, ndesa ata vazhdojne e pasurohen ne kurrizin e tyre.
Ka ardhur koha per Revolucion!
]

gerrard73
admin
admin

Numri i postimeve : 45
Points : 49
Reputation : 0
Registration date : 27/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi