Rama; Te vertetat e akuzave ndaj meje"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rama; Te vertetat e akuzave ndaj meje"

Mesazh nga ADMIN prej Fri Mar 27, 2009 5:26 pm


Rama: Të vërtetat e akuzave ndaj meje
Kreu i PS-së u përgjigjet sulmeve të kundërshtarëve politikë. Rrëfimi i tij në "Top Story" për familjen, martesën, fotot nudo dhe lejet e ndërtimit


Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu përgjigj dje publikisht akuzave të lëshuara nga kundërshtarët e tij politikë. I ftuar në emisionin "Top Story" në "Top Channel", lideri i opozitës hodhi dritë mbi familjen, martesën, fotot nudo dhe akuzat për abuzime me lejet e ndërtimit. "Nuk jam unë që duhet të sqaroj. Janë këta njerëz që duhet në mënyrën më absolute t‘i japin fund kësaj historie", u shpreh Rama, duke thënë se nuk ishte në politikë as për t‘u bërë politikan dhe as për të kaluar nga një karrige te tjetra, duke u sharë e kacafytur me politikanët. "Jam në politikë për të bërë më të mirën, që gjërat të cilat kanë qenë të pamundura për njerëzit të bëhen të mundura", theksoi Rama, duke shtuar se e gjithë kjo tymnajë që buron nga etja për pushtet dhe që ka kthyer politikën prej 18 vitesh në një industri balte kundër kujtdo që është rival duhet të marrë fund. "Në këtë mënyrë ne e kemi pranuar dhe lënë politikën të bëjë çfarë të dojë, duke e kthyer në një skenë të atyre që janë më të paturpshëm. Të atyre që kanë kurajon të shpifin e të akuzojnë lidhur me gjëra që nuk e di se në çfarë skutash të thella të fantazisë njerëzore mund të gjenden", nënvizoi Rama. "Unë s‘kam arsye që të më vijë turp, se në moshën 19 vjeç kam pasur një dashuri të madhe për një njeri të cilin nuk kam pushuar së dashuri asnjëherë. Duhet t‘u vijë turp këtyre njerëzve, që për arsye të pushtetit që duan të mbajnë me çdo kusht, për të gjitha ato motive që s‘kanë të bëjnë me interesat e njerëzve, janë në gjendje të formulojnë monstruozitete", konstatoi Rama, ndërsa shtoi se s‘ka arsye se pse t‘i vijë turp pse u martua në moshën 22 vjeç, kur në Shqipëri jetohej krejt ndryshe. "Duhet t‘u vijë turp atyre, jo mua, por edhe nënës së djalit tim, për të cilën guxojnë të bëjnë komente. Në fakt, i cenojnë po kaq rëndë dinjitetin edhe asaj. S‘ka pse të më vijë turp që në vitet ‘90 kur dolëm nga Shqipëria e teritalit shkuam në një plazh natyralistësh, jo në shkelje të lirisë së askujt. T‘u vijë turp atyre që me fotografi personale e të vjedhura duan të mbajnë pushtetin", insistoi Rama. Në lidhje me debatin për performancën e PS-së si opozitë dhe bashkëpunimet me mazhorancën, Rama iu referua edhe ligjit të prokurorisë. Ai sqaroi për analistët se opozita e dha votën e saj pro ligjit të prokurorisë, vetëm kur ai ndryshoi sipas sugjerimeve të ndërkombëtarëve. "Prokuroria ka një ligj që është votuar nga ne dhe është ndryshuar pikë për pikë sipas sugjerime të dy burimeve me serioze të ekspertizës serioze ndërkombëtarëve në Shqipëri, që e frenuan aventurën për ligjin e prokurorisë dhe fakti që Prokuroria e Përgjithshme nuk ishte 100% dakord me ligjin, kjo nuk do të thotë që ligji është i mirë", tha ai. Njëkohësisht, Rama sqaroi edhe pozicionin e PS për shpërthimin në Gërdec. Ai i konsideroi konstruktive qëndrimet e PS-së, duke ia lënë në dorë drejtësisë, ashtu siç duhet të jetë dhe të bëhet. "Çfarë duhej të bënte PS-ja pas Gërdecit, të dilte të hidhte në erë Kryeministrinë? Të dilte në rrugë? PS-ja bëri atë që i takon të bëjë një force. Ne e vendosëm shumë qartë Gërdecin aty ku duhej, në duart e drejtësisë dhe në duart e politikës për sa i takon fenomenit të korrupsionit", deklaroi Rama. Sa i përket debatit e akuzave për lejet e ndërtimit, kryesocialisti tha se ato merren në bazë të pronësisë dhe projektit. "Lejet e ndërtimit i jep KRT dhe jo unë. Ajo ka në përbërje nëntë persona dhe unë kam një votë. Unë gjykoj mbi bazën e asaj që shoh dhe marr vendime mbi atë që gjykoj. Në rast se ju keni probleme me anëtarët e KRT-së dhe nëse shihni konflikt interesi, këtë mund ta investigoni", deklaroi më tej kreu i PS-së.

avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Rama; Te vertetat e akuzave ndaj meje"

Mesazh nga arberia prej Fri Mar 27, 2009 7:59 pm

Eshte vetem nje i pacipe,kur ende mash tron per dashurine e tij te mbaruar prej shume vitesh.Ende e permend ish gruan qe e beri me ilaçe depresioni ky bandit . Nuk e di ke do te mallengjeje...,me siguri vetem vehten.Mos do te na thote se edhe me Rudina Magjistarin ka ende ndjenja apo me ate qe ka dale gollomesh,Delina Ficon ,e ku di un e sa te tera dhe sa te tjere ka dashuruar ky psikopat ,qe vetem eshte turpi i se mates shqiptare. eshte nje ordiner rrugaç
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi