Perse antibiotiket nuk veprojne me

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Perse antibiotiket nuk veprojne me

Mesazh nga ADMIN prej Fri Mar 27, 2009 5:17 pm

Përse antibiotikët nuk veprojnë më
Shkaku kryesor është përdorimi i tepruar, apo keqpërdorimi i mjekimeve


Shtohen rastet e baktereve që rrisin rezistencën ndaj mjekimeve: në origjinë të fenomenit, përdorimi dhe keqpërdorimi i ilaçeve që përdoren për të shkatërruar bakteret. Nëpër spitale, numri i sëmundjeve ngjitëse vazhdon të rritet. Alarmi është shtuar për shkak të indiferencës së industrisë farmaceutike për këtë emergjencë


Mars 1942, në një spital amerikan në Nju Hevën, një grua 33-vjeçare po vdes nga një infeksion streptokoku, që i ka helmuar gjakun. Mjekët arrijnë t‘i injektojnë një sasi të vogël peniciline. Pas dozave të vazhdueshme, gruaja e merr veten, bakteri zhduket nga organizmi dhe ajo do të jetojë deri në moshën 90-vjeçare. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, një 70-vjeçar nga San Francisko kishte endokardit të shkaktuar nga "Enterococcus faecium", (enterokoku, lloj bakteri) rezistent ndaj antibiotikut vankomicina. Edhe pse mjekët u përpoqën shumë për ta shpëtuar, burri nuk mbijetoi.

Me këto dy histori, revista mjekësore, "New England Journal of medicine", tregon rrugën e gjatë dramatike që nga hyrja e antibiotikëve (në 1942-shin hyri në treg penicilina) e deri më sot: një epokë që shumë ekspertë nuk hezitojnë ta quajnë "preantibiotike", sepse ato ilaçe që më në fund dukeshin "të pathyeshme" kundër infeksioneve, nuk po rezultojnë më si të tilla. Bakteret kanë shfaqur rezistencë kundër tyre. Shifrat janë të larta. Vetëm në Evropë, çdo vit, 3 milionë persona nëpër spitale preken nga infeksionet bakteriale, ndërsa 50 mijë të tjerë vdesin sepse antibiotikët nuk kanë më efekt. Veç të tjerash, këto mikroorganizma me të cilat bashkëjetojmë gjithmonë, në miliona vjet i kanë përmirësuar edhe më shumë teknikat e mbijetesës. Cilat janë më të frikshmet? Staphylococcus aureus, Streptococcus pneumoniae, Enterococcus coli, Acinetobacter aeruginosa, Clostridium. Për shembull, ky i fundit po përhapet gjithnjë e më shumë nëpër spitale. Ai që i bën edhe më të rezistueshme këto baktere është përdorimi i gabuar i ilaçeve si nga ana e pacientëve, ashtu edhe e mjekëve, si dhe abuzimet që bëhen. "Shpesh antibiotikët përdoren edhe atëherë kur nuk nevojiten, si për shembull në infeksionet virale. Shembulli klasik janë infeksionet faringite te fëmijët, që në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga virusi", shpjegon një mjeke. "Doktorët u këshillojnë përdorimin e antibiotikëve nëse kanë dyshime, kur përcaktimi i diagnozës nuk është i saktë. Kjo është një mënyrë e gabuar, sepse duke përdorur antibiotikë pa qenë e nevojshme, vriten bakteret e mira dhe forcohen ato rezistente".

"Shpesh ilaçet merren pa recetë, në bazë të këshillave të një shoku, të afërmi apo farmacisti. Zakoni për të mbajtur në shtëpi ilaçet e mbetura dhe për t‘i pirë sipas dëshirës është një praktikë e gabuar, sepse favorizon antibiotikun rezistent", shpjegon një studiuese.

Deri në vitet ‘90, për shembull, rezistenca e stafilokokut ndaj meticilinës shfaqej vetëm te personat me sistem imunitar të dobët, por tani jo më. Gjatë viteve të fundit, rastet e "Mrsa" (Methicilin resistant staphylococcus aureus, siç është pagëzuar) janë rritur në të gjithë botën. Zakonisht bakteri përhapet në ambientet spitalore ku higjiena është në nivelin zero, por mund të parandalohet duke larë vazhdimisht duart me ujë të rrjedhshëm e sapun.

Tashmë bacili është indiferent ndaj pjesës më të madhe të antibiotikëve të shkallës së parë dhe shfaq rezistencë edhe ndaj të tjerëve. Por ky bakter nuk është i vetmi. Acinetobacter dhe Psudomonas aeruginosa po bëhen të pandjeshme kundër të gjithë antibiotikëve: cefalosporinës, tetraciklinës, penecilinës, eritromicinës, rifampicinës, polipepticidës. Situata është shumë shqetësuese nëpër spitale, pasi jo gjithmonë ndiqen hapat e duhur. Për mjekët, të arrijnë të gjejnë kombinimin e duhur të antibiotikëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë, sepse rezistenca e baktereve vazhdon të rritet. "Deri pak kohë më parë, të gaboje mund të të falej, por sot jo më. Mjekët duhet të jenë të përgatitur si nga ana shkencore, ashtu edhe ajo profesionale", shpjegon një kirurg. Sipas ekspertëve, do të ishte një arritje e madhe nëse të gjitha spitalet publike do të publikonin për pacientët një listë të infeksioneve. "Jo vetëm nëpër spitale, por edhe nëpër klinika dentare bëhen gabime", informon një studiues. "Zakonisht, dentisti jep ilaçe pas një seance, kur bakteret janë shumëfishuar. Në fakt, profilaksi duhet bërë një orë para fillimit të seancës dhe në raste të rralla kur është sugjeruar vërtet". Ato që e vështirësojnë edhe më shumë gjendjen, janë mungesa e antibiotikëve të rinj, kategoria e ilaçeve për të cilat industritë e mëdha farmaceutike nuk investojnë shumë. "Kjo ndodh sepse nuk janë dhe aq fitimprurëse sa ilaçet e sëmundjeve kronike, si kanceri, diabeti, tensioni apo problemet kardiovaskulare", komenton kirurgu. Janë ilaçe që merren për gjithë jetën, ndërsa antibiotikët përdoren për një periudhë të shkurtër kohe. Antibiotikët janë një burim i çmuar, kush i përdor keq, nuk rëndon vetëm veten, por edhe komunitetin që e rrethon. "Është shumë i rëndësishëm kërkimi i molekulave të reja efikase, ndaj duhet që industria e barnave të investojë sërish".
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi