Harta e lumturisë, shqiptarët ndër më të vrerosurit e botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Harta e lumturisë, shqiptarët ndër më të vrerosurit e botës

Mesazh nga ADMIN prej Thu Mar 26, 2009 7:47 pm

Harta e lumturisë, shqiptarët ndër më të vrerosurit e botës
Publikohet studimi i universitetit britanik ku merren në shqyrtim 178 vendet e votës. Shqipëria listohet në vendin e 157-të. Më të gëzuarit e botës janë Danimarka dhe Zvicra

Albert Gjoka

Thuajse në të gjitha indekset e zhvillimit, që publikohen nga organizatat apo agjencitë e botës, vendi ynë nuk ka shënuar ndonjë rezultat pozitiv, me përjashtim të ndonjë të dhëne. Por, edhe në Indeksin Global të Lumturisë vazhdojmë të jemi fatkeqë. Kjo, jo për shkak se nuk duan të na vënë të parët, por e reflektojmë se jemi të vrerosur. Kjo ndodh kur sheh njerëzit si ecin në rrugë, si qëndrojnë në kafene, si flasin me shokët, si punojnë apo pushojnë. Sheh fytyra të vrara dhe pak njerëz që janë mësuar të japin buzëqeshjen natyrshëm. Një konstatim i tillë është bërë edhe nga një studim i publikuar kohët e fundit nga universiteti “Leicester” në Britaninë e Madhe, i cili mori në shqyrtim një sërë parametrash zhvillimorë mes 178 vendeve të të gjitha kontinenteve. Grupi kërkimor që përgatiti Indeksin, i kryesuar nga kërkuesi Adrian Uajt, (Adrian White) i rendit shqiptarët në vendin e 157-të, duke qenë në një grup me shtete të tilla si Bjellorusia, Zimbabve apo Burundi.
Realizimi i Indeksit
Në krye të listës qëndron Danimarka, e cila është mbretëresha e lumturisë për shkak të pasurisë, bukurisë natyrore, territorit të vogël, nivelit të lartë të edukimit, standardeve të shërbimit shëndetësor dhe të një sërë parametrave të tjerë.
Për të nxjerrë të dhënat dhe renditjen globale janë marrë në studim 80 000 njerëz nga të gjitha kontinentet. Faktorët më të rëndësishëm, për ato vende që listohen si më të lumturat në Botë janë: shëndeti, niveli i varfërisë, bollëku, si dhe mundësia për edukimin bazë. Popullsia është gjithashtu një faktor. Ajo që bie në sy në renditje, shtetet me pak popullsi, me kompaktësi etnike dhe që kanë të mbrujtur identitetin e tyre kombëtar, janë në vendet më të mira, ndërsa shtete me popullsi të madhe janë të prirura për të qenë më keq. Për të nxjerrë rezultatet për këtë numër kaq të madh shtetesh janë përdorur disa indekse apo raporte të zhvillimit njerëzor si të PNUD-it, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Tregtisë, UNESKO-s, CIA-s Forumit Ekonomik Botëror, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të organizatave të tjera që merren me politikat dhe studimet kërkimore në fushat e shëndetit publik, edukimit etj..

Lumturia dhe kapitalizmi
Jo domosdoshmërisht, vendet e zhvilluara të ekonomisë së tregut listohen në vendet e larta në këtë indeks. Kjo duket kur flitet për vendet e Azisë. Kjo ndodh për shkak të rregullave jo shumë humane të ekonomisë së tregut. Pashpirtësia e kapitalizmit sjell një ndikim të tillë te njerëzit. Ndërsa te vendet e para, si Danimarka apo ndonjë vend tjetër, realisht, megjithëse janë vende që kanë ekonominë e tregut, aplikojnë politika të shëndosha sociale në shërbim të qytetarëve të tyre. Një gjë e tillë ka bërë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos jenë në top-listë, siç ndodh gati për çdo indeks zhvillimor. Ajo janë listuar në vendin e 23-të për shkak të varfërisë apo shërbimit shëndetësor. Po kështu, edhe për shkak të elementeve të tjerë që kanë të bëjnë me politikat sociale. Por, realisht, shtetet kapitaliste janë në pozicione shumë më të mira sesa ato komuniste apo postkomuniste. Nëse sheh bllokun e 30 vendeve të fundit, aty ndodhen vende kryesisht diktatoriale apo ish-komuniste si: Shqipëria, Bullgaria, Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, etj..
Paraja të bën të lumtur
Që paraja të bën të lumtur, kjo është një gjë që dihet. Një fakt i tillë provohet për të miliontën herë edhe në Indeksin e Lumturisë, i cili ka nxjerrë në krye të listës së shteteve më të gëzueshme pikërisht ato vende që kanë edhe të ardhura më të larta për frymë. Por jo domosdoshmërisht sasia e të ardhurave vjetore është kusht për të qenë i lumtur. Siç e thamë më lart, vende të tilla si SHBA-të, Britania, Luksemburgu dhe shumë vende të tjera vijnë poshtë grupit të parë të personave më të lumtur të globit. Ndër kriteret e vlerësueshme dhe që shërben si tregues për lumturinë është shëndeti, i cili është çelësi i lumturisë. Treguesit që janë marrë në shqyrtim nga organizata si OBSH-ja apo ndonjë tjetër flasin për standarde të larta qoftë të Danimarkës, Zvicrës, Austrisë dhe deri te Luksemburgu, që është i dhjeti në renditjen globale.
Studime të tilla janë bërë kryesisht për kategori të caktuara popullatash, për grupe të marxhinalizuara, apo të pasura, por kohët e fundit këto kanë qenë në qendër edhe të anketimeve të mediave apo agjencive të sondazheve. Ky indeks i lumturisë njerëzore është një gur themeli në matjen e kësaj ndjesie te njerëzit, të cilët po jetojnë kohëra gjithnjë e më të vështira, me plot stres dhe ku është shumë e vështirë të kërkosh lumturinë kur të mungojnë paratë për të jetuar.


VENDET MË TË LUMTURA


SHTETI POPULLSIA JETËGJATËSIA TË ARDHURAT

Danimarka 5.5 milionë banorë 77.8 vjet 34,600 dollarë
Zvicra 7.5 milionë banorë 80.5 vjet 32,300 dollarë
Austria 8.2 milionë banorë 79 vjet 32,700 dollarë
Islanda 300,000 banorë 80 vjet 35,600 dollarë
Bahamas 303,800 banorë 65.6 vjet 20,200 dollarë


LISTA E VENDEVE MË TË PALUMTURA

Gjeorgjia 137
Bjellorusia 133
Turkmenistani 133
Armenia 123
Sudani 120
Ukraina 120
Moldavia 117
RE. Dem. e Kongos 110
Zimbabve 110
Burundi 10




HARTA E LUMTURISË, RENDITJA GLOBALE

1. Danimarka 273
2. Zvicra 273
3. Austria 260
4. Islanda 260
5. Bahamas 257
6. Finlanda 257
7. Suedia 257
8. Butani 253
9. Brunei Darusalam 253
10. Kanadaja 253
11. Irlanda 253
12. Luksemburgu 253
13. Kosta Rika 250
14. Malta 250
15. Hollanda 250
16. Antigua dhe Barbuda 247
17. Malajzia 247
18. Zelanda e Re 247
19. Norvegjia 247
20. Seiceles 247
21. Shen Kits dhe Nevis 247
22. Uae 247
23. SHBA 247
24. Vanuatu 247
25. Venezuela 247
26. Australia 243
27. Barbados 243
28. Belgjika 243
29. Domenika 243
30. Omani 243
31. Arabia Saudite 243
32. Surneim 243
33. Bahreni 240
34. Kolumbia 240
35. Gjermania 240
36. Guajana 240
37. Honduras 240
38. Kuvajti 240
39. Panamaja 240
40. Shën Vincent 240
41. Britania e Madhe 237
42. Republika Domenikane 233
43. Guatemala 233
44. Xhamajka 233
45. QATAR 233
46. Spanja 233
47. Shën Lucia 233
48. Belize 230
49. Qipro 230
50. Italia 230
51. Meksikë 230
52. Samoa Perëndimore 230
53. Dinagor 230
54. Ishujt Solomon 230
55. Trinidad dhe Tobago 230
56. Argjentina 227
57. Fixhi 223
58. Izraeli 223
59. Mongolia 223
60. Sao Tome dhe Perini 223
61. El Salvador 220
62. Franca 220
63. Hong Kong 220
64. Indonezi 220
65. Kirgistan 220
66. Maldives 220
67. Sllovenia 220
68. Tajvani 220
69. Timori Lindor 220
70. Tonga 220
71. Kili 217
72. Grenada 217
73. Mauritius 217
74. Namibia 217
75. Paraguaji 217
76. Tajlanda 217
77. Republika Çeke 213
78. Filipinet 213
79. Tunizia 213
80. Uzbekistan 213
81. Brazili 210
82. Kina 210
83. Kuba 210
84. Greqia 210
85. Nikaragua 210
86. Papua New Guinea 210
87. Uruguaj 210
88. Gabon 207
89. Gana 207
90. Japonia 207
91. Jemeni 207
92. Portugalia 203
93. Sri Lanka 203
94. Taxhikistani 203
95. Vietnami 203
96. Irani 200
97. Komoras 197
98. Kroacia 197
99. Polonia 197
100. Kepi Jeshil 193
101. Kazakistan 193
102. Madagaskar 193
103. Koreja e Jugut 193
104. Bangladesh 190
105. Republika e Kongos 190
106. Gambia 190
107. Hungari 190
108. Libia 190
109. Afrika e Jugut 190
110. Kamboxhia 187
111. Ekuador 187
112. Kenia 187
113. Liban 187
114. Marok 187
115. Peru 187
116. Senegal 187
117. Bolivia 183
118. Haiti 183
119. Nepal 183
120. Nigeri 183
121. Tanzani 183
122. Benin 180
123. Botsvana 180
124. Guinea Bisau 180
125. India 180
126. Laos 180
127. Mozambiku 180
128. Palestinë 180
129. Sllovakia 180
130. Burma 177
131. Mali 177
132. Mauritania 177
133. Turqia 177
134. Algjeria 173
135. Guinea Ekuadoriale 173
136. Rumania 173
137. Bosnje dhe Herc. 170
138. Kameruni 170
139. Estonia 170
140. Guinea 170
141. Jordania 170
142. Siria 170
143. Sierra Leone 167
144. Azerbajxhani 163
145. Rep.Afrikës Qendrore163
146. Maqedonia 163
147. Togo 163
148. Zambia 163
149. Angola 160
150. Xhibuti 160
151. Egjipti 160
152. Burkina Fasa 157
153. Etiopia 157
154. Latvia 157
155. Lituania 157
156. Uganda 157
157. Shqipëria 153
158. Malaui 153
159. Çadi 150
160. Bregu i Fildishtë 150
161. Nigeria 150
162. Eritrea 147
163. Ruanda 147
164. Bullgaria 143
165. Lesotho 143
166. Pakistani 143
167. Ruris 143
168. Svasiland 140
169. Gjeorgjia 137
170. Bjellorusia 133
171. Turkmenistan 133
172. Armenia 123
173. Sudani 120
174. Ukraina 120
175. Moldavia 117
176. RE. Dem. Kongo 110
177. Zimbabve 110
178. Burundi 10



25 Mars 2009
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Harta e lumturisë, shqiptarët ndër më të vrerosurit e botës

Mesazh nga arberia prej Fri Mar 27, 2009 4:56 am

Mos harrojme se kemi kaluar 50 vjet diktaturen me te eger ne shekuj.
Dhe perseri duhet te kujtojme qe gati kaluam ne krize uria.
Dhe nuk duhet harruar qe ende keta komuniste me egersine kundrejt te gjitha proceseve demokratike dhe reformave ,pa perjashtim,kane deshiren e madhe,shume te madhe qe te na prapesone dhe qe ketyre njerzve mos t'ju kthehet kurre buzeqeshja.
UNE BESOJ SE SHUME SHPEJT,ME FITOREN PERSERI TE TE DATHTES ,SHQIPERIA DO TE ECE DREJT PERPARIMIT TE PASHMANGSHEM TASHME.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi