Mali i Zi, shqiptaret rrezikojne perfaqesimin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mali i Zi, shqiptaret rrezikojne perfaqesimin

Mesazh nga ADMIN prej Thu Mar 26, 2009 7:40 pm

Mali i Zi, shqiptaret rrezikojne perfaqesimin


Percarja ne 6 parti politike te shqiptareve ne Malin e Zi, rrezikon te ule ndjeshem perfaqesimin e tyre ne Parlament.
Ne Mal te Zi eshte sistemi proporcional dhe nje parti duhet te marre te pakten 2500 vota qe te kete nje deputet, nderkohe qe numri i votuesve shqiptare eshte gjithesej 30 mije.

6 parti kane paraqitur 6 lista dhe secila ben fushate me vete. Atmosfera e fushates duket qarte ne Ulqin, qytetin e banuar nga shumica shqiptare. Posteta dhe flamujt duken gjithandej.

“Ne dolem ne zgjedhje dhe po bejme nje fushate qe eshte moderne, ne kundershtim me te tjeret qe po bejne nje fushate banale”, ka deklaruar Mehmet Bardhi, kryetar i partise Lidhja Demokratike.

Ndersa Armir Hollaj, kryetar i koalicionit Perspektiva dhe nenkryetari i Unionit Demokratik pranojne se percarja do t’iu kushtoje shqiptareve.

“Kjo njesi zgjedhore me 5 deputete mund te mbese pa deputet, per shkak se nuk u be nje koalicion i gjere”, ka pohuar Hollaj. “Ne keto zgjedhje jane paraqitur 6 parti shqiptare qe konkurojne per 5 mandate. Por jemi optimiste”, eshte shprehur Metko Zehka, nenkryetar i Unionit Demokratik.

Zgjedhjet behen me kerkese te kryeministrit Milo Gjukanovic, partia e te cilit ka bere aleance me tre partite me me peshe ne Malin e Zi. Ne liste Gjukanovic ka vendosur edhe nje kandidat shqiptar. Percarja nuk ka perfshire vetem shqiptaret por edhe serbet, partite e te cileve jane te ndara.

Nga ana tjeter, vendi eshte duke ndjere krizen ekonomike, papunesia eshte rritur dhe ne shume ndermarrje, sic eshte edhe kombinati i aluminit, prej muajsh punetoret s’paguhen.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi