Euro ne Shqiperi, jo para hyrjes ne BE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Euro ne Shqiperi, jo para hyrjes ne BE

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:13 am

Euro ne Shqiperi, jo para hyrjes ne BE



Rreth 70 për qind e kredive jepen në valutë dhe në pjesën dërrmuese në euro. Gati 68 për qind e tregtisë me jashtë kryhet me vendet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë monedhë të përbashkët euron. Po ashtu, pjesa kryesore e të ardhurave nga emigrantët rezulton në euro, lidhur edhe me vendbanimet e shqiptarëve jashtë atdheut. Të gjithë këta faktorë forcojnë idenë e kahershme të zëvendësimit të lekut, de jure, me monedhën euro, sikundër po veprojnë disa vende anëtare të BE-së. Por Banka e Shqipërisë e shikon këtë mundësi shumë të largët. Ekspertë të saj nuk e hedhin poshtë zëvendësimin e lekut me euron, pasi të jenë mbyllur disa çështje. E para, që konsiderohet më e rëndësishmja, lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Duhet më parë që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, e më pas të nisin procedurat për zëvendësimin e lekut me euron, të cilat mund të zgjasin të paktën mbi dy vjet”, shprehet një zyrtar i Bankës së Shqipërisë. Kalimi në euro do të thotë ndryshe dhe reduktim i kompetencave ligjore të BSH-së, e cila do t‘i duhet të zbatojë më tej vendimet që merren nga Banka Qendrore Evropiane. Ajo përcakton qartë rregullat strikte që duhen ndjekur nga vendi ynë, siç është borxhi publik dhe stabiliteti i çmimeve.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi