Qendrat e votimit ,ku do te votojne VIP-at e politikes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qendrat e votimit ,ku do te votojne VIP-at e politikes

Mesazh nga ADMIN prej Tue Mar 24, 2009 4:25 am

Zgjedhjet 2009, qendrat e votimit, ku do të votojnë VIP-at e politikës
Berisha e Ruçi do të votojnë në të njëjtën qendër votimi, Meta dhe Rama në Njësinë Bashkiake Nr.7. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e vetmja që nuk do të votojë në Tiranë, por në Shkodër

Shaban Sulçe


Ndërsa debati për përgatitjet e zgjedhjeve të 28 qershorit është përqendruar te shpërndarja e kartave të identitetit, polemikat duket se nuk do të prekin gjetjen e emrave të votuesve në listat e zgjedhësve. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ku pati mjaft kontestime dhe denoncime të rasteve të shumta ku zgjedhësit nuk gjenin emrat në listat e votuesve, në zgjedhjet e 28 qershorit një gjë e tillë duket se nuk do të jetë problem. Mjafton të klikosh në uebsite-in zyrtar të Ministrisë së Brendshme, në të cilin gjendet lista elektronike e zgjedhësve, ku pasi vendos emrin në një kohë rekord gjen njësinë vendore dhe qendrën e votimit ku voton. Gazeta “Albania” pasqyron sot njësitë bashkiake dhe qendrat e votimit ku do të votojnë më 28 qershor krerët e shtetit dhe emrat kryesorë të politikës. Njësitë Bashkiake Nr.2, 5, 7 dhe 10 janë njësitë që kanë numrin më të madh të politikanëve që figurojnë të regjistruar në listat e zgjedhësve.


Krerët e shtetit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është i regjistruar në listën e zgjedhësve në Njësinë Bashkiake Nr. 9 në Tiranë. Kreu i shtetit do të votojë më 28 qershor në qendrën e votimit që do të ngrihet në shkollën “Servete Maçi”. Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i regjistruar si zgjedhës në Njësinë Bashkiake Nr. 2 në kryeqytet. Ai do të përmbushë të drejtën e tij kushtetuese duke votuar në qendrën e votimit që do të jetë në Liceun Artistik. Interesant është fakti se kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të jetë e vetmja figurë e politikës, e cila nuk figuron si zgjedhëse në qytetin e Tiranës. Më 28 qershor, Topalli duhet të udhëtojë në drejtim të Shkodrës për të votuar, ku ajo është e regjistruar si zgjedhëse. Kryetarja e Kuvendit do të votojë në lagjen “N. Mazi” në Bashkinë e Shkodrës.

Ministrat
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, do të votojë në Njësinë Bashkiake Nr. 8, në qendrën e votimit që do të ngrihet në Çerdhen Nr. 13. Zëvendëskryeministri Genci Pollo do të votojë në Njësinë Bashkiake Nr.5, në shkollën “Emin Duraku”. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, do të votojë në të njëjtën qendër votimi ku do të votojë shefi i qeverisë, në qendrën pranë Liceut Artistik, në Njësinë Bashkiake Nr. 2. Në Njësinë Bashkiake Nr. 2 figuron i regjistruar emri i ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana, por ai do të votojë në qendrën e votimit që do të jetë në shkollën “Osman Myderizi”. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, do të votojë në Njësinë Bashkiake Nr. 7. Përsa u përket figurave të tjera të së djathtës, presidenti i Asamblesë në Nderit të Partisë Republikane, Sabri Godo, do të votojë në Njësinë Bashkiake Nr. 2, në qendrën e votimit në shkollën “Hoxha Tahsin”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, do të votojë në Njësinë Bashkiake Nr.5, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, do të votojë në Njësinë Bashkiake Nr. 2.

Opozita
Dy krerët e opozitës, Edi Rama dhe Ilir Meta, do të votojnë në të njëjtën njësi bashkiake në kryeqytet. Si kryetari i PS-së, ashtu edhe kreu i LSI-së, janë të regjistruar si zgjedhës në Njësinë Bashkiake Nr.7 në Tiranë. Rama do të votojë në qendrën e votimit që do të ngrihet në Institutin e Historisë, ndërsa Meta do të votojë në një qendër votimi që do të ngrihet në një nga lokalet që ndodhet në këtë njësi. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, do të votojë në shkollën “Dora Distria”, në Njësinë Bashkiake Nr.10. Kryetari i Partisë Social-Demokrate do t’i drejtohet qendrës së votimit në shkollën “Edit Durham”, në Njësinë Bashkiake Nr. 5. Po në Njësinë Bashkiake Nr. 5 do të votojë edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, i cili do të votojë në qendrën e votimit që do të ngrihet në Kopshtin Nr. 42. Edhe kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, figuron në listat e zgjedhësve në Njësinë Bashkiake Nr. 5, ku ai do të votojë në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”. Ndërsa kreu i G99-s, Erion Veliaj, do të votojë në shkollën “Fan Noli”, në Njësinë Bashkiake Nr. 2.

avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qendrat e votimit ,ku do te votojne VIP-at e politikes

Mesazh nga arberia prej Wed Mar 25, 2009 8:16 am

Paskam dy me "te bukurit" e politikes,ne zonen time,Edin dhe Meten,hahaha
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi