ARMO para një skandali të ri në privatizim: Ka fshehur investimin e Eurodieselit nga inventari

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ARMO para një skandali të ri në privatizim: Ka fshehur investimin e Eurodieselit nga inventari

Mesazh nga LULJETA prej Thu Mar 19, 2009 6:10 pm

ARMO para një skandali të ri në privatizim: Ka fshehur investimin e Eurodieselit nga inventari

Nga Tema

Ministria e Ekonomisë ka heshtur për deklaratën e pronarit të ri të ARMO-s, Rezart Taçi, rreth prodhimit të eurodieselit në rafinerinë e ARMO-s në Ballsh.
Lajmi fillimisht ka shqetësuar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Ekonomisë, të cilët thirrën dje në takim për rreth dy orë biznesmenin në fjalë. Taçi në takim më zyrtarët e lartë të ministrisë ka zbuluar pa dashje një tjetër skandal nga privatizimi i ARMO-s. Ai u ka shpjeguar atyre se brenda rafinerisë së vjetër të Ballshit, e cila nga gjithë ekspertët është konsideruar një grumbull hekurishtesh, qenkëshin bërë disa investime të reja nga shteti shqiptar në një repart për prodhimin e D1, që nuk ishte përdorur asnjëherë. Ky repart nuk figuron në inventarin e ARMO-s, i përshkruar si investim i ri teknologjik. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por, nëse vërtetohet, atëherë jemi para një skandali të ri me privatizimin e kësaj kompanie. Taçi ka siguruar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Ekonomisë se ai mund të prodhojë deri në 1 mijë tonë D1 në ditë me këtë teknologji, që e ka gjetur të gatshme dhe që në planin e biznesit të tij parashihej të bëhej për tre deri në pesë vjet. Pra, jemi para një mashtrimi nga shteti për llogari të Taçit ose mashtrim nga Taçi për llogari të vet, duke maskuar futjen kontrabandë në tregun shqiptar të naftës D1 dhe përzierjes të saj me naftën e Ballshit.
Zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë janë befasuar nga deklarata e bujshme gjatë takimit që kanë pasur në orët e vona të mbrëmjes së datës 18 në ministri. Burime bëjnë të ditura se i ka shprehur shqetësimin për situata të tilla të nxituara, të cilat vënë në pozitë të vështirë vetë ministrin Ruli, i cili pati deklaruar kohë më parë se ARMO është një teknologji e vjetruar dhe ndaj nuk pati interes nga investitorë strategjikë për ta blerë atë.
Pritet që disa nga konkurrentët në garën për ARMO-n të nisin procedurat për të paditur ministrin Ruli në prokurori për mashtrim publik dhe ndikim për pabarazi në privatizimin e ARMO-s.
Ky hap do të ndihmojë për zbardhjen e së vërtetës për deklaratat e Taçit se ARMO prodhon eurodiesel dhe indiferencën e ministrisë, e cila në rastin më të keq merr në mbrojtje biznesmenë si Rezart Taçi, të lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e parave nga Azerbajxhani. Për këtë arsye duket se partneret e Taçit në konsorcium nuk po dalin më në skenë dhe për këtë shkak ministria nuk bën publik asnjë dokument për pagesën e blerjes së ARMO-s.
Inspektorati i Kontrollit të Hidrokarbureve, i cili jo në pak raste ka konstatuar se “Taçi Oil” ka shitur D2 për eurodiesel, duhet të shprehet që mos ta pësojë konsumatori, i cili është në rrezik, pasi kjo është një skemë e qartë përfitimi në kurriz të publikut dhe shkelje e rregullave të konkurrencës.
Nga ana tjetër duket e pashpjegueshme dhe heshtja e Bankës së Shqipërisë dhe guvernatorit Fullani për një deklaratë tjetër të Taçit se ka blerë një bankë në Shqipëri, që në fakt, sipas vetë zyrtarëve të kësaj banke, ka mbrapa qarqe të dyshimta nga Azerbajxhani që kanë nën kontroll të plotë Rezart Taçin, i cili përdoret për të pastruar paratë e tyre në Shqipëri
avatar
LULJETA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 17
Points : 8
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ARMO para një skandali të ri në privatizim: Ka fshehur investimin e Eurodieselit nga inventari

Mesazh nga arberia prej Fri Mar 20, 2009 12:08 pm

Sa siklet i paskam keto skandale qe perfliten ,por n.q.s. vertetohen te shkojne para drejtesise pergjegjesit e ketyre skandaleve.Ende kerkojne te vjedhin si ne kohen kur priteshin pishat ne veri te Shqiperise,dhe dergoheshin ne Itali per industri,,(genc ruli ,me shoke qe nuk e di se si i shpetoi burgut atehere....ka qene qeveri e sales edhe atehere...nuk e di se c'behet....,
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi