Përse i duhet Akademia e Shkencave Shqipërisë

Shko poshtë

Përse i duhet Akademia e Shkencave Shqipërisë

Mesazh nga LULJETA prej Thu Mar 19, 2009 6:07 pm

Përse i duhet Akademia e Shkencave Shqipërisë

Nga Dr.Sul Gragjevi

-Vlerësimi i punës shkencore në Akademi


Përse i duhet Akademia e Shkencave, ky institucion më i rëndësishëm shkencor Shqipërisë!
Sot sidomos, në një kohë kur ekonomia shqiptare ka nevojë për një drejtim shkencor që të ketë tregues të lartë ekonomiko-financiar, një bilanc pozitiv të eksport/importit, një rritje të prodhimit industrial bujqësor dhe një zhvillim të gjitha degëve tjera shumë të rëndësishme si mineralogjia, naftat, turizmi, e deri tek mjekësia, arsimi, akademia e shkencave duhet të jetë ajo e cila të udhëheq të gjithë punën shkencore në gjithë departmentet a këshillat e saja shkencore, institutet shkencore, për të mbështetur të gjitha ato veprimtari. Duke ndjekur mirë këtë punë, akademia e shkencave përpiqet për zbatimin e rezultateve të arritura në zhvillimin e ekonomisë e kulturës dhe veçanërisht të prodhimit industrial duke lënë gjurmën e vet. Që të kishim një bilanc të punës së akademikëve shkencëtarë për një
periudhë 18 vjeçare do të qe e pa mundur të gjeje se çfarë është bërë, cilat janë arritjet që kanë bërë shkencëtarët tanë në dobi të zhvillimit ekonomik-kulturor të vendit, çfarë tematike kanë patur dhe sa ka qenë leverdia ekonomike e studimeve të tyre në qoftë se janë bërë!
Një situatë e tillë vazhdon edhe sot, mbas atij ligji që ia hoqi pavarësinë akademisë së shkencave duke e dëmtuar aq fort sa nuk është në gjendje të marrë frymë lirisht. Se, në qoftë se kërkohet të dihet për punën e akademisë dhe akademikëve të saj duhet të dihet se çfarë shkence i sollën zhvillimit ekonomik, industrial, bujqësisë, mjekësisë, industrisë minerare nxjerrëse e përpunuese, naftave, energjetikës, problemeve të ngrohjes globale dhe ruajtjes natyrës dhe mjedisit.
Çfarë mund të flitet për mjekësinë, për çfarë drejtimi shkencor akademik mund të flitet për këtë sektor që nuk po mundet të dalë ende në rrugë edhe pse po e drejton një ministër i profilit që nuk është ende në gjendje ta sjell të paktën atje ku ish vite më parë. Eshtë e pamundur që një shkencëtar, akademik të punojë me sukses në një institucion shkencor pa patur një përvojë të pasur në prodhim, përveç aftësive individuale dhe organizative. Gjithëkush mund të mbush faqe të shkruara mjaft bukur në sektorin ku punon por, kujt i vlejnë këto faqe e botime. Për këtë arsye botime të tilla nuk ka pse të publikohen. Prandaj në një akademi duhet të punojnë njerëz të aftë, të talentuar, me përvojë të pasur .
Vlerësimi i punës shkencore të akademikëve, shkencëtarve jo vetëm në akademi, por edhe në institutet shkencore matet në radhë të parë vetëm me rezultatet dhe arritjet e tyre në fushat e sektorët ku punojnë. Këto arritje maten me leverdinë ekonomike-shkencore, dhe një leverdi e tillë nuk është e vështirë të llogaritet. Leverdia e studimit mund të jetë në rritjen e prodhimit, në prodhimin e artikujve të rinj, në rritjen e eksportit, rritjen e aftësive nxjerrëse e përpunuese të mineraleve dhe naftave, në pakësimin e emetimeve të gazit karbonik, oksideve të azotit, metanit dhe komponimeve të halogjenuara të karbonit. Shkenca jonë sot nuk ka nevojë për shkencëtarë që mbushin faqet me teorira që nuk i vlejnë askujt. Sigurisht, një punë e tillë fillon qysh në shkollat e larta dhe universitetet, me cilësinë e leksioneve, laboratorëve, nivelet e provimeve dhe të mësimdhënies nga pedagogët. Në artikullin e dt.12 shkurt të Shekullit Dr.Artan Boriçi me shumë të drejtë shtron problemin që diplomat t’i jepen vetëm atyre që e meritojnë në mësimet dhe jo atyre që e meritojnë në parapagim shpërblime. Se, në qoftë se do të kemi një shkollë të shëndoshtë kjo do të pasqyrohet edhe në cilësinë e punës shkencore, në nivelin e aftësive shkencore të kuadrove të larta, në kontributin e tyre në institutet shkencore dhe laboratorët.
Nuk kam asgjë për indeksin "h" por krahas kësaj matja e vlerësimit të punës shkencore të akademikëve duhet të bëhet me matjen e arritjeve konkrete në studimet bashkë me gjithë leverditë ekonomike. Një balancë e tillë duhet të anojë më tepër nga e dyta matje ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara.
Sot në botën e zhvilluar e të përparuar çdo studim bëhet me qëllim aplikimi në shërbim të ekonomisë, zhvillimit e përparimit të vendit. Kur studimi të jetë kryer komplet dhe është i zbatueshëm atëherë mund të publikohet.
Studimi që u bë në Danimarkë për shfrytzimin e burimeve të pastra energjetike, të erërave, nga shkencëtarët dhe industria ishte një studim me leverdi ekonomike në mln.euro jo vetëm në dobi të ekonomise por edhe në dobi të ruajtjes së natyrës e mjedisit dhe ngrohjes globale në tërësi. Akademia e shkencave është një institucion shkencor me autoritet dhe nga më të rëndësishmit në vend e që buxhetohet nga shteti dhe për këtë nuk duhet konsideruar si luksi i shkencës për të kaluar 8 orët pa rendiment. Mendoj se duhet shtrënguar shumë dora edhe në dhënien e gradave dhe titujve shkencorë dhe jo vetëm kaq, por kandidatit të mos i lejohet që ai vetë ta zgjedhë temën si dhe çfarë të dojë. Jo. Kjo të bëhet nga akademia në bashkëpunim me universitetet dhe këshillin e Lartë të atestimit pranë Këshillit të Ministrave duke përcaktuar fushat më të domosdoshme për studim që do t’i vlejnë perspektivës së zhvillimit të vendit dhe objektivave të një revolucioni ekonomik-teknologjik në Shqipëri. Në qoftë se më përpara gradat dhe titujt janë marrë me meritë dhe nuk janë marrë kollaj, sot një gjë e tillë duhet bërë seriozisht dhe në mënyrë shumë rigoroze që puna individuale e kandidatit me të vërtetë të pasqyrojë nivelin e lartë të dijeve në teknologji dhe shkencë.
Pse duhet vlerësuar puna e akademikëve me matjen e arritjeve të tyre dhe jo me numrin e faqeve të shkruara apo botimeve e citimeve. Kjo është shumë e qartë dhe njëkohësisht e domosdoshme.
Përse lindi nanoteknologjia dhe nanoindustria?
Se mos akademitë e shkencave, amerikane dhe ruse nuk kishin nevojë për një revolucion të vërtetë industrial-shkencor.!!
Lindën shumë probleme në ekonomi dhe teknikë për të cilat vendet e tyre kishin nevojë t’i zgjidhnin dhe ishte shkenca ajo që i dha rrugë prodhimit të nanomaterialeve të forta, të lira dhe me peshë specifike shumë të ulët, me harxhim minimal të energjisë dhe me emetim të ulët
të bioksidit të karbonit. Pra, studimi akademik vihet në zbatim. Nanoteknologjinë në vendin tonë do ta drejtojë akademia e shkencave me institutet, ndërsa qeveria duhet të marrë masa që të paktën nga 10-12 institute që duhen për këtë qëllim, nja 4 ose 5 t’i organizojë e të jenë në gjendje pune si ai i kimisë, biologjisë, metaleve, fizikës, elektroteknikës. Nanoteknologjia është sot shkenca më e rëndësishme dhe ka nevojë për kuadro të afta, të specializuar në disa fusha. Sot në botë vazhdojnë përpjekjet për t’i kualifikuar njerëzit. Aplikimi i nanoteknologjisë ka shumë avantazhe që janë të pakrahasueshme ndonjëherë. Edhe në mjekësi e ardhmja është e nanoteknologjisë, por më parë duhen zgjidhur shumë probleme për të cilat ky sektor është mbrapa.
Vetëm po të përmendim nanotubat prej karboni që sot prodhohen ata janë materiale shumë të forta e të qëndrueshme, të lehta që nuk janë prodhuar ndonjëherë më parë, madje asnjë kombinim i elementëve të tabelës periodike i çfarëdo lloji qoftë, nuk mund të arrijë ato tregues fiziko-mekanikë të përftuara me nanoteknologji. Kryetarin e ri të zgjedhur të akademisë së shkencave duhet ta lenë të punojë në mënyrë të pavarur, dhe të mos i përzihet askush edhe pse Kryeminstri e futi në vartësinë e tij atë akademi duke e dëmtuar punën e saj.
Mendoj se duhen rishikuar edhe njëherë drejtimet kryesore të strategjisë për reformën në akademi. Po ashtu mirë do ishte që të rishikohej struktura organizative e akademisë dhe të shtohet ndonjë department a seksion siç do të ishte ai i studimeve të detit Adriatik dhe Jon mbas problemeve të mprehta të ruajtjes së natyrës dhe mjedisit për të cilat ministria e mjedisit s’ka bërë asgjë. Kërkimet e tilla në detet tona kanë të bëjë me kontrollin e aciditetit të ujrave që ndikohen nga prania e bioksidit të karbonit dhe oksideve të azotit si dhe kontrollin e mekanizmit të ndryshimit të sasisë së koraleve dhe algave me qëllim të ruajtjes së biodiversitetit.
Por ishte mjaft indiferent qëndrimi i akademikëve për ndërtimin e TEC vë në vendin tonë duke e ditur që një veprim i tillë ishte me pasoja shkatërruese jo vetëm për gjithë bregdetin, por edhe ngrohjen globale sepse asaj sasi bioksidi karboni do ti shtohet një sasi e re mjaft e madhe, madje në mijra ton bioksid pluhura e tymra.
Do të ishte me shumë interes një bashkëpunim i ngushtë midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë që është një institucion shkencor shumë i organizuar dhe me një përvojë të pasur e krijuar qysh në vitin 1866.
Shkencat teknologjike duhet të zënë vendin kryesor në akademi se mbi këto duhet të mbështetet zhvillimi i studimeve për degët më të rendësishme të ekonomisë shqiptare.
Me reformën në akademi duhet të ndryshojë plotësisht organizimi si dhe struktura e saj e vjetëruar. Duhet formuar sa më shpejt fusha e njohurive dhe dijeve që t’i shërbej zhvillimit të teknologjisë moderne në industri. Ky do të ishte një hop cilësor në jetën dhe punën e akademisë së shkencave, ndryshe po nuk bashkëpunoi me institutet e veta, s’ka shkencë, s’ka zhvillim teknologjik dhe ekonomik, ndryshe asaj akademie t’i vihet çelësi.
Shkruesi i këtyre radhëve është doktor i shkencave të teknologjisë, kimisë organike madje autor i disa artikujve shkencorë të botuara në revistat më të përmendura të botës në fushën e teknologjisë organike e të zbatuara në prodhimin seri me firmat e njohura Bayer, Basf Gjermani dhe Vandoni Itali. Kjo më detyroi që të mos hesht para gjendjes të sotme të shkencës dhe sidomos para një kriteri i cili duhet të ndiqet në përcaktimin e vlerësimit të punës shkencore të akademikëve duke i përballur këta para faktit "janë të aftë të jenë e të punojnë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ose Jo .
Ndërsa Presidenti i vendit z. Topi rregullisht një herë në vit duhet të mbledh akademinë e shkencave për të dëgjuar raportimet e arritjeve vjetore si dhe të përcaktojë detyrat për periudhën e ardhshme
avatar
LULJETA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 17
Points : 8
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi