Gjygjtaret dhe prokuroret fshehin pasurite

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjygjtaret dhe prokuroret fshehin pasurite

Mesazh nga ADMIN prej Thu Mar 19, 2009 4:21 am


Gjyqtarët dhe prokurorët fshehin pasuritë
Raporti i Qendrës për Transparencë: KLD t‘u hetojë formularët e deklaratave


Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë i sugjeron Këshillit të Lartë të Drejtësisë të kontrollojë deklaratat e pasurisë së gjykatësve dhe ta përfshijë këtë proces të saj në të gjitha rastet e transferimit, emërimeve apo ngritjeve në detyrë. Ky është një nga përfundimet e dala nga raporti i monitorimit të deklarimit dhe verifikimit të pasurive për funksionarët e sistemit të drejtësisë. Raporti i përgatitur nga "Watch dog" në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e sistemit të drejtësisë, konkretisht gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Grupi "Watch Dog" me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë, ka kontrolluar dhe verifikuar 30 deklarata të zyrtarëve të drejtësisë. Numri i deklaratave të investiguara përbën 5% të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit, çfarë është një përqindje e besueshme për të konstatuar situatën e zbatimit të ligjit të deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit në këto dy grupe zyrtarësh. 68 për qind e gjykatësve të kontrolluar punojnë në gjykatat e Tiranës, ndërsa 32 për qind në gjykatat e rretheve. Prokurorët janë të gjithë të punësuar në Tiranë me përjashtim të një rasti. Gabimet teknike në plotësimin e deklaratave të pasurisë janë më të vogla në rastet e gjykatësve 15%, ndërsa në rastin e prokurorëve 20%. Ndërkaq, gabimet financiare rëndojnë te gjykatësit në 36% të të kontrolluarve, ndërsa për prokurorët 20%. Në vëzhgim janë konstatuar raste të fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për garazh, truall dhe apartament. Transferim pasurie, hua, dhuratë: Ky është momenti më i dukshëm i fshehjes së abuzimit të zyrtarëve. Kemi dhurim vilash, apartamentesh, makinash. Deklarime për marrje borxhi në shuma të mëdha nga familjarë veçanërisht nga ata që kanë të afërm emigrantë. Në të gjitha rastet nuk është shpjeguar burimi i të ardhurave të përfituara nga transferimi apo të transferuara te të tjerët, kryesisht vjehrri, vjehrra, nëna, babai ose vëllai. Nga studimi nuk është konstatuar konflikt interesi përgjatë deklarimeve të zyrtarëve të drejtësisë. Vetëm në një rast konstatohet një konflikt i perceptuar interesi, ose në total në 3% të gjithë zyrtarëve të drejtësisë. Shumica e zyrtarëve të drejtësisë jetojnë në një apartament, më pak kanë dy apartamente, si dhe më pak kanë vila. Prokurorët janë edhe më të "rehatuarit" nga pikëpamja e banesave, ndërkaq gjyqtarët kanë më shumë biznese të cilat drejtohen nga burri ose gruaja që nuk janë gjykatës, ose janë rrjedhim i trashëgimisë. Shpesh deklarimi i pasurisë së tyre është mjaft strikt: Një gjyqtar ka deklaruar aksione, ndërsa një tjetër ka deklaruar kompensimin që merr nga shtetit për bukë, ndërkaq një tjetër ka deklaruar edhe një sasi të madhe eurosh të transferuara në llogarinë e tij e më pas të shkarkuara, pasi i duheshin si garanci për një vizë. Referuar shifrave të mësipërme i takon që çdo gjyqtar ose prokuror ka udhëtuar afërsisht tri herë jashtë shtetit në vitin 2005, afërsisht katër herë në 2006, afërsisht pesë herë në vitin 2007 dhe katër herë në vitin 2008. Ka gjyqtarë të cilët nuk kanë udhëtuar asnjëherë siç ka gjyqtar që brenda një viti ka udhëtuar jashtë vendit, me makinë ose avion 46 herë ose ndryshe çdo javë. Vetëm tre gjykatës apo prokurorë kanë deklaruar shtëpi verore në bregdet, ndërkohë që të dhënat e përgjithshme të marra nga kompanitë ndërtuese në zonat turistike flasin për një klientelë shumë të zgjeruar nga radhët e gjykatësve e prokurorëve. Pasuri të tilla ose janë informale dhe të paregjistruara në hipoteka ose janë transferuar te të afërmit e tyre.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi