Fier, thërret vëllain për t‘i rrahur bashkëshortin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fier, thërret vëllain për t‘i rrahur bashkëshortin

Mesazh nga ADMIN prej Sat Mar 14, 2009 7:22 am

Fier, thërret vëllain për t‘i rrahur bashkëshortin
Ngjarja, pas kontradiktave në familje. Pranga dy dhunuesve


Pas kontradiktave të vazhdueshme
me bashkëshortin,
një grua ka kërkuar
ndihmën e të vëllait dhe të dy së
bashku e kanë rrahur për vdekje.
Burri i plagosur ndodhet në gjendje
kritike për jetën dhe nga Spitali
Rajonal i Fierit është dërguar me
urgjencë në Spitalin Ushtarak të
Tiranës.
Burimet zyrtare të policisë së
Fierit bëjnë të ditur se ngjarja e
rëndë ka ndodhur mbrëmjen e
së enjtes në Fermën Çlirim, 4 kilometra
larg qytetit. Policia është
informuar nga spitali i Fierit për
plagosjen e shtetasit Vladimir
Demçe. Ky i fundit ka mbërritur
në gjendje mjaft të rëndë në spital
dhe pas mjekimit të parë është
dërguar në Tiranë, ku mësohet se
ende po lufton me vdekjen.
Mjekët e spitalit të Fierit tregojnë
se Demçe është çuar në spital
nga të afërmit e tij dhe ka qenë
në gjendje kome. "Ai ka pasur
dëmtime në kokë dhe në shpatull.
Dëmtimet në kokë kanë qenë
të thella dhe i kanë shkaktuar
traumë", thanë mjekët. Policia që
e ka nisur shqyrtimin e kësaj ngjarjeje
nga spitali nuk ka mundur
të marrë dëshmi nga i plagosuri,
por më pas ka dërguar ekspertë
në Fermën Çlirim për të vijuar
hetimet. Sipas burimeve policore,
Demçe është plagosur mjaft
rëndë me mjete të forta. Plagosja
e tij ka ndodhur në mjediset e
brendshme të shtëpisë. Autor të
plagosjes së rëndë, sipas policisë,
janë Anita Demçe, 42 vjeçe,
bashkëshortja e të dëmtuarit, si
dhe vëllai i saj, Hasan Kukalaj, 25
vjeç. Ky i fundit mësohet të jetë
thirrur nga e motra me qëllim
"sqarimin" me kunatin. Sqarimi
ka shkuar deri në përleshje dhe ka
përfunduar me plagosjen rëndë të
Vladimir Demçes. Motër e vëlla
kanë përdorur mjete të forta, si
bishta lopate dhe hunj dhe me ta
në dorë kanë shtënë mbi Vladimirin.
Sipas policisë, dy dhunuesit
kanë pasur për qëllim vrasjen dhe
pas plagosjes së rëndë të tij, nuk
kanë bërë asnjë përpjekje për ta
ndihmuar. Megjithatë, kanë qenë
vetë dhunuesit ata që kanë njoftuar
të afërmit e viktimës së tyre,
të cilët kanë bërë transportimin e
tij në spital.
Anita Demçe dhe Hasan Kukalaj
janë arrestuar pak orë pas
krimit nën akuzën e "plagosjes së
rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim",
parashikuar nga nenet
88 dhe 25 të Kodit Penal.
Burime të policisë bënë me
dije se motiv i kësaj ngjarjeje, ka
qenë dhuna e vazhdueshme që
i plagosuri ushtronte ndaj bashkëshortes
së tij, Anita. Gruaja
kishte shkuar shpesh te të afërmit
e saj me shenja dhune dhe kishte
kërkuar ndihmën e tyre për të
zgjidhur kontradiktat. Përpjekjet
për të biseduar mbi situatën kanë
degjeneruar të enjten në një përleshje
që përfundoi me plagosjen
rëndë të Vladimir Demçes dhe
arrestimin e gruas dhe kuantit
të tij. Vladimir dhe Anita Demçe
kishin mbi 15 vjet që kishin lidhur
kurorë. Gjendja e ekonomike e
familjes ishte rënduar kohët e
fundit dhe paralelisht me këtë u
ishin shtuar edhe sherret.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fier, thërret vëllain për t‘i rrahur bashkëshortin

Mesazh nga arberia prej Tue Mar 17, 2009 6:42 am

Pune fashataresh te pagdhendur....ka polici,ka gjykate ,denonco dhunen,divorcou,por s'ke asnje te drejte te biesh edhe ti ne ate niveli e dhunuesit.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi