Berisha ne Gjirin Persik, lobim per Kosoven

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Berisha ne Gjirin Persik, lobim per Kosoven

Mesazh nga ADMIN prej Wed Mar 11, 2009 4:00 am

Berisha ne Gjirin Persik, lobim per Kosoven


Kur Kosova po perpiqet te rrise numrin e vendeve qe kane njohur pavaresine e saj, kryeministri Sali Berisha ka premtuar te rrise rolin e Shqiperise brenda organizates se Konferences Islamike, me qellim njohjen e pavaresise se Kosoves.
Kjo ishte nje nga pikat kryesore te axhendes se kryeministrit Berisha gjate vizites se tij ne Katar, nje nga vendet arabe qe ende nuk e ka njohur pavaresine dhe qe per shkak te pozicionit te favorshem ekonomik, ka ndikim te konsiderueshem brenda organizates.

Emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani, ka biseduar per kete ceshtje me kryeministrin Berisha, por sic tha homologu i tij ne Doha, vendimi per Kosoven do te merret se shpejti.

Peticioni, ku shqiptaret i kerkojne Konferences Islamike te mos vonoje njohjen e pavaresise se Kosoves dhe roli i Shqiperise ne Konferencen Islamike ne mbeshtetje te Kosoves ishin dy ceshtjet per te cilat kryeministri Berisha u pyet nga televizioni “Al Xhazira”.

“Shqiperia eshte nje vend anetar i Konferences Islamike dhe perpiqet ta luaje rolin e saj brenda kornizes se kesaj konference. Megjithese nje vend i vogel qe i perket Europes dhe me nje tolerance te shkelqyer fetare, Shqiperia pa dyshim qe duhet te kete nje rol me te rendesishem brenda konferences dhe vecanerisht ne kete kohe, kur ka keqkuptime te medha mes besimeve dhe mes rajoneve”, eshte shprehur Berisha.

Por ne nje kohe kur kriza ekonomike boterore pritet te ndikoje ne uljen e investimeve te huaja ne Shqiperi, kryeministri po ben perpjekje per te sjelle ne vend parate e sheikeve arabe.

Sipas zotit Berisha, Katari, si nje nga vendet e pasura me nafte dhe gaz, i ka dyert e hapura per investime ne Shqiperi. Duke qene vend lider ne eksportimin e gazit te lengshem, kryeministri i Katarit ka premtuar nxitjen e kompanive arabe per t’u perfshire ne projektin e ri te gazifikimit ne Fier.

Ne projektet e bashkepunimit mes Katarit dhe Shqiperise eshte perfshire edhe turizmi, nje nga fushat me te zhvilluara ne Katar, i cili po konkuron me Dubain ne ndertime luksoze apo ne krijimin e ishujve artificiale ne brigjet e Dohas.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Berisha ne Gjirin Persik, lobim per Kosoven

Mesazh nga arberia prej Tue Mar 17, 2009 6:53 am

Hallall ja befte Zoti,berishes qe del dhe shikon mundesite per te lehtesuar ekonomine shqiptare nga kjo krize qe ka zene vendet e tjera....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi