Itali, pronari i çmendur shuan familjen shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Itali, pronari i çmendur shuan familjen shqiptare

Mesazh nga ADMIN prej Mon Mar 02, 2009 5:17 pm

Itali, pronari i çmendur shuan familjen shqiptare
Tragjedia, digjet nëna me dy fëmijët. Reagimet


Një familje shqiptare humbi jetën dje tragjikisht në një shpërthim të ndodhur në një pallat të vogël në Toskana të Italisë. Viktimat janë Dorina Gjonaj, 14 vjeçe, i vëllai Doriani 13-vjeçar dhe e ëma, Angjelina Gjonaj, 35 vjeçe. Shpërthimi ndodhi në një pallat të vogël në Barberino del Mugello, provincë e Firences, i cili dyshohet se ka ardhur nga një bombol gazi. Sipas informacioneve, ka shpëtuar pronari i shtëpisë që banonte në katin e parë, i cili është gjetur i gjallë dhe është dërguar në spital. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën, por njëkohësisht po hetohet si shkaktar i tragjedisë. Të afërmit e familjes shqiptare akuzojnë pronarin, duke e quajtur atë shkaktarin e vërtetë të tragjedisë. Sipas mediave italiane mësohet se gruaja shqiptare, pasi ka ndier erë gazi ka dhënë alarmin, por dikush ka ndezur dritën dhe atëherë gjithçka është kthyer në tragjedi. Bashkëshorti i 35-vjeçares, sipas të dhënave të para mendohet se është aktualisht në Shqipëri. Korrespodenti i gazetës "Shqip" njofton se ai pasi ka mësuar shuarjen tragjike të familjes së tij është nisur dje urgjentisht drejt Firences.
Burimet e policisë italiane bënë të ditur se shkaktar i këtij shpërthimi është pikërisht pronari i ndërtesës, i cili është person me precedentë të shumtë penalë. Sipas të dhënave të marra edhe nga mediat italiane, shpërthimi fatal në lokalitetin Barberino del Mugello, të Firenzes solli si pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare dhe fëmijëve të saj, një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë një vit më i vogël. Burimet e policisë italiane detajuan zyrtarisht se viktimat janë identifikuar. Ata janë Anxhelina Gjonaj, 37 vjeçe dhe fëmijët e saj, Dorina 14 vjeçe dhe Doriani, 13 vjeç. Nënshtetasit shqiptarë janë nga rajoni i Shkodrës dhe konkretisht nga një lokalitet kufitar me Malin e Zi. Në incidentin tragjik ka shpëtuar nga vdekja, pronari i pallatit, Tommaso Mengoni, i cili jetonte në katin sipër apartamentit ku ndodhi shpërthimi.
Forca e shpërthimit bëri që ai të fluturojë jashtë dritares, por pa dëmtime serioze. Mengoni gjendet në spital, jashtë rrezikut për jetën, por gjithsesi, ka djegie në 30 për qind të sipërfaqes së trupit. Policia detajoi se ngjarja ka ndodhur sot në orën 08.10 të mëngjesit në rrugën "Garibaldi". Kryetari i Bashkisë së Barberinos, Gian Piero Luchi, tregon se në katin e parë të pallatit të vogël, jetonte familja shqiptare, që paguante qira të rregullt. Nga hetimet doli se shpërthimi i ndodhur ka ardhur nga gazi që familja përdorte për gatim dhe për ngrohje. Por, në rrethana ende të paqarta, është ndier shpërthimi, i cili ka shkaktuar djegie të banesës dhe të mjediseve përreth saj, me pasojë djegien të gjallë edhe të tre pjesëtarëve të familjes emigrante shqiptare. Ndërkohë, të afërmit e viktimave, kanë pohuar se vetëm pak ditë më parë, kryefamiljari Gëzim Gjonaj, ishte nisur drejt Shqipërisë. Ndërkaq, familjarët e viktimave nuk kanë lënë mënjanë akuzat. "Kjo ngjarje mund të evitohej", janë shprehur ata duke qartësuar se çështja e shpërthimit ishte rrjedhojë e amortizimit të sistemit të shpërndarjes së gazit në banesa në pallatin me pronar 38-vjeçarin Mengoni.
Për pronarin e pallatit nuk kanë munguar edhe akuza të tjera dhe për këtë arsye ai mbahet edhe nën vëzhgimin e policisë. Sipas të njohurve të viktimave, apo banorëve të tjerë të pallatit, ai është një njeri "jashtë kontrollit, madje i çmendur". " Çdo natë deri në orën katër të mëngjesit mbante muzikën me zë tejet të lartë. Një i droguar i cili është edhe motivi i tragjedisë", janë shprehur banorët e zonës. Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Barberinos, Gian Piero Luchi, në një prononcim publik, ka deklaruar dje në mesditë, se konfirmonte faktin se qiradhënësi ishte një njeri me probleme.

Precedenti

Tragjedia në Amerikë

Rrjedhja e gazit vrau këngëtaren,
Anita Bitri, vajzën dhe nënën

Më shumë se katër vjet më parë, një tragjedi e tillë ndodhi në SHBA, ku këngëtarja e njohur, Anita Bitri, bashkë me vajzën e saj humbën jetën, nga rrjedhja e gazit. Pikërisht në tetor të vitit 2004, kaldaja mbyti në gjumë Anita Bitrin. Bashkë me të vdiqën e ëma dhe vajza 7-vjeçare, Sibora. Policia amerikane tha në atë kohë, se një nga viktimat ishte 38-vjeçarja Anita Bitri, një këngëtare e njohur në vendin e saj, Shqipëri, e cila kërkoi të fitonte famë në SHBA. Bashkë me të, humbën jetën edhe nëna e saj 60-vjeçare dhe vajza Sibora, shtatë vjeçe. Familja ishte transferuar në Staten Island rreth dy vjet më parë për t‘u vendosur në këtë rrugë të qetë të seksionit South Beach. Vetëm pak javë më parë këngëtarja shqiptare kishte humbur edhe bashkëshortin, i cili kishte vdekur pas një kanceri. Për fqinjët, anëtarët e familjes ishin njerëz aktivë dhe të dashur. "I takoja përditë. Pinim kafe bashkë. Akoma nuk arrij ta besoj atë që ka ndodhur", shprehej mes lotëve në atë kohë, fqinja Leonora Ruçi. Shkaku i tragjedisë ka qenë kaldaja e ndodhur në bodrumin e shtëpisë ngjyrë rozë të këngëtares shqiptare. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Ndërtimit, Llyse Fink, kohët e fundit ishin kryer disa punime rikonstruksioni në shtëpi dhe si rrjedhojë ishin vendosur disa qese plastike në vrimën e ventilimit të kaldajës. Bllokimi i kaldajës ka bërë që gazi CO (monoksid karboni) i lëshuar nga lënda djegëse që përdoret brenda saj të depërtojë gjatë natës në shtëpi duke i kapur në befasi në gjumë banoret e saj.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Itali, pronari i çmendur shuan familjen shqiptare

Mesazh nga arberia prej Tue Mar 03, 2009 1:23 am

Ku paska qene i ziu sahat qe kane jetuar me qera tek ky njeri me gjithe keto probleme.
U prfshin ne paqe te tre shpirterat e ketyree viktimave dhe po te ishte e mundur familjareve te tyre do t'ju kisha shprehur ngushellimet e mija te ngrohta. Crying or Very sad
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi