ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga ADMIN prej Sat Feb 28, 2009 10:17 pm

Rama: Vendi ndryshon pas 28 qershorit


Kryetari i opozites Edi Rama u ndal ne qytetin e Tepelenes ne vijim ne turit te takimeve ne fushaten parazgjedhore.

Duke i cilesuar vullnetare te bashkimit te ri pjesemarresit ne takim, shefi i socialisteve u kerkoi te mos lene edhe 4 vite te tjera politiken e politikaneve te luaje me te ardhmen e tyre.

Zoti Rama risolli ne vemendje te te pranishmeve premtimet e pambajtura sipas tij te pushtetareve nder vite, duke e lene qytetin te zhytur ne varferi, papunesi dhe pa asnje mundesi per zhvillim.

Kryetari i opozites tha se zgjedhjet e 28 qershorit jane nje mundesi per t’u ndare nga e shkuara dhe per te ndertuar te ardhmen.

Kryetari i opozites dhe deputetet qe e shoqeronin ne kete takim bene apel per nje bashkim te ri te te gjithe shqiptareve qe me 28 qershor kane nje mundesi per te ndryshuar fatet e tyre.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga arberia prej Mon Mar 02, 2009 2:32 am

Po ky kryetari i kesaj opozite,duhet te ndahet njehere nga e kaluara e paraardhesve te tij komuniste e firmetare vdekjesh.Edhe nga kjo e
grumbuluara e vullnetareve,se keta vullnetare po me duken njesoj si vullnetaret e Enverit dhe pastaj te na dale ne ekrane per te na treguar se kush e shte politika e vjeter dhe ajo politika e tij e re.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga ADMIN prej Mon Mar 02, 2009 5:08 pm

FMN: Zgjedhjet, rrezik për Shqipërinë
Publikohet dokumenti përfundimtar. Fondi, 55 faqe me shqetësime: Frikë nga vëmendja e qeverisë, shpenzimet e tepërta dhe situatat pas 28 qershorit
Gjergj Erebara


Fondi Monetar Ndërkombëtar është i shqetësuar për shkak se zgjedhjet parlamentare të këtij viti "mund të ulin vëmendjen e qeverisë" ndaj ruajtjes së stabilitetit, ndërsa përfundimi i marrëveshjes së asistencës mes Shqipërisë dhe FMN-së "erdhi në kohë sfiduese". Në një dokument prej 55 faqesh, Fondi jep këshillat e fundit për Shqipërinë, ku i kujtohet qeverisë se shumë reforma të rëndësishme strukturore thjesht kanë ngecur në vend, se kriza botërore aktuale mund të ulë rritjen ekonomike të vendit dhe se qeveria nuk duhet të rrisë pagat dhe pensionet. Por vetë ekspertët e fondit duket se e kanë të qartë se Shqipëria gjendet në një vit zgjedhor dhe se asnjë qeveri deri më sot, nuk ka marrë shumë parasysh këshillat e saj në prag zgjedhjesh, ndërkohë që shqiptarët e kanë paguar mosbindjen e qeverisë ndaj FMN-së me probleme ekonomike që kanë vijuar për vite me radhë. Ndërkohë, një numër i madh ekspertësh shqiptarë kanë sugjeruar që mandati i FMN-së të shtyhej së paku për të mbuluar vitin zgjedhor 2009.

"Shqipëria ka nevojë për kujdes më të madh në vendimmarrjen politike këtë vit, kur ajo nuk do të ketë një program mbështetës të FMN-së, ndërkohë që zgjedhjet e pritshme mund të tërheqin politikanët në drejtimin e kundërt me stabilitetin", thuhet në raportin e fundit të FMN-së.

FMN kërkon disa masa jopopullore për të krijuar një politikë prostabilitet. Sipas raportit, "është rënë dakord me qeverinë për shtyrjen e uljes së sigurimeve shoqërore dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike për këtë vit". Por ndërsa FMN thotë se "është rënë dakord", qeveria e Tiranës ka thënë dhe rithënë se "dritat nuk do të rriten këtë vit".

FMN kërkoi që qeveria të mos prekë fondin rezervë të buxhetit për këtë vit, për të pasur para për një situatë më të keqe, por qeveria duket e vendosur ta përdorë fondin e kontigjencës për të rritur pagat dhe pensionet dy muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit, pra duke filluar nga 1 maji. "Ka gjasa që presioni të rritet nga remitanca më të ulëta, eksporte më të ulëta dhe vështirësi në kreditim të brendshëm e të jashtëm", thotë FMN.


Zgjedhjet, gjithmonë të rrezikshme

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë pasuar gjithmonë me probleme të rënda, shkaktuar nga shpenzimet me tepri të qeverisë për të fituar mbështetje. Në vitin 2001, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe refuzimi i qeverisë për të rritur çmimin e dritave për konsumatorët, solli krizë në vitin 2002, kur inflacioni u rrit, vendi vuajti muaj të tërë ndërprerje të zgjatura në furnizimin me energji, ndërsa ekonomia u rrit me vetëm 2.9%, shifra më e ulët që nga viti 1997.

Kriza kronike e dritave në Shqipëri është shfaqur gjithmonë pas zgjedhjeve, pasi qeveritë janë përpjekur të garantojnë furnizim maksimal pa i rritur çmimet. Zgjedhjet e vitit 2005 janë një shembull i qartë për këtë. Sapo mbaruan zgjedhjet, vendi kaloi muaj të tërë pa drita, gjë që shkaktoi rritje ekonomike shumë të ngadaltë. Rritja e pagave për arsye elektorale konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si mashtrimi më i madh që mund t‘i bëhet një populli, për shkak se pagat e larta zhvlerësojnë monedhën dhe në fund, brenda pak muajsh, qytetarët e paguajnë shumëfish përfitimin që morën. Në rastin e Shqipërisë, ky fenomen është edhe më i dukshëm në furnizimin me energji elektrike. Furnizimi i rregullt në muajt parazgjedhorë shoqërohet në kufizime të stërgjata në periudhën paszgjedhore. Kjo gjë vërehet se ndodhi pas zgjedhjeve vendore të vitit 2000, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001 e 2005, si dhe pas zgjedhjeve vendore të shkurtit 2007. Sa më i lartë të jetë furnizimi me drita, aq edhe më i lartë do të jetë kufizimi i tyre. P.sh, në vitin 2006, qeveria u dha konsumatorëve sasinë më të madhe të energjisë që kishte njohur vendi, ndërsa një vit më pas, i dha edhe krizën më të gjatë.


Duhet rritur raporti pagesë/përfitim për kontribuuesit në skemë

FMN: Reforma e pensioneve është e gabuar


Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson si të gabuara, qoftë nga analiza empirike, qoftë nga analiza teorike, strategjinë e përdorur deri më sot nga qeveria në sistemin kombëtar të sigurimeve shoqërore. Në një analizë, ekspertët e FMN-së vërejnë se rruga më e mirë për zgjidhjen e problemit të pensioneve duhet të bazohet në nxitjen e deklarimit vullnetar të të punësuarve dhe në vendosjen e një lidhjeje më të qartë mes kontributit dhe përfitimit në skemë. FMN kritikon si të dëmshme uljen e sigurimeve shoqërore të ndërmarrë nga qeveria gjatë viteve të fundit, si dhe vendosjen e hartës së pagave referuese për një pafundësi profesionesh në vend.

"Qeveria beson se duke ulur ngarkesën për sigurime shoqërore mbi pagën deri në nivelin e tatimit të fitimit, do të ulet edhe oreksi i kompanive për të paguar sigurime shoqërore mbi paga joreale", raportohet nga FMN. Sipas ekspertëve të fondit, ka shumë gjasa që një masë e tillë jo vetëm nuk do të sjellë ulje të evazionit, por mund të sjellë edhe reduktim të pagës neto të të punësuarve.


Pagat referuese

Qeveria gjeti si zgjidhje vendosjen e pagave referencë, të cilat rritën taksimin real të të punësuarve dhe bizneseve në Shqipëri në mes të vitit 2007. Kjo qe një masë që synonte të rriste të ardhurat për skemën e sigurimeve, por në të njëjtën kohë, i jepte kontributit tiparin e një tatimi. Sigurimet shoqërore nuk janë taksë, por kursim i detyruar, së paku në teori. Por kjo nuk ndodh në rastin e Shqipërisë. Pensioni maksimal ligjor është dyfishi i pensionit minimal dhe të gjithë shqiptarët e siguruar praktikisht paguajnë shumë më tepër para në skemë sesa do të përfitojnë kur të dalin në pension. Kjo gjë bën që askush të mos jetë i interesuar të deklarojë pagën reale. FMN thotë se sistemi i pagës referuese ul rentabilitetin ekonomik të punës, për shkak se kërkon që kompanitë të mbulojnë nga fitimet e veta koston e sigurimeve shoqërore. Më shumë sesa kontribut sigurimesh, një sistem i tillë është një lloj "takse për kokë" në ngarkim të çdo të punësuari.


Reforma

FMN thotë se sistemi i pensioneve ka nevojë për reformë më të thellë. Sistemi aktual shqiptar mbledh kontributet e 400 mijë të punësuarve për të shlyer gati 600 mijë pensione, ndërsa rreth 40% të shpenzimeve të sistemit mbulohen drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit. Sistemi shqiptar i pensioneve bazohet në shembullin gjerman të kohës së Bismarkut. Sisteme të tilla konsiderohen të suksesshme në vendet ku ka një pensionist për katër të punësuar. Në rast se raporti zbret në një pensionist me dy të punësuar, skema konsiderohet e falimentuar. Në rastin e Shqipërisë, që prej dhjetë vitesh tashmë ka më pak se një të punësuar për pensionist. Falimentimi i një skeme pensioni mund të zhysë në varfëri një brez të tërë. Skema shqiptare falimentoi një herë në vitin 1991 bashkë me sistemin komunist dhe të gjithë ata që patën shansin e keq, kaluan pleqërinë në kushte ekonomike të tmerrshme.


avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga arberia prej Tue Mar 03, 2009 1:27 am

Po le t'i hapi"gavat",(gava ,ju themi syve),kjo qeveri n.q.s. nuk do te leje "namin",me kete popull.....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Protestat, Berisha: Po nisin fushaten me mort

Mesazh nga ADMIN prej Thu Mar 12, 2009 5:30 pm

Protestat, Berisha: Po nisin fushaten me mort


Qeveria ne mbledhjen e radhes miratoi nje kompensim te metejshem per demet e shperthimit te Gerdecit. Kurse kryeministri Berisha komentoi per here te pare mitingun e paralajmeruar te opozites ne daten 15 mars.
“Ne mitingje mortore nuk mendoj se mund te hapet fushata elektorale. Te hapesh fushaten me mitingje te tilla mer persiper gjera te rrezikshme”, ka deklaruar Berisha.

I menjehershem ishte reagimi i selise roze. “Me paaftesine, papergjegjshmerine dhe korrupsionin, qeveria hapi plage te reja duke mos dhene demshperblimet. Keto jane arsyet perse te djelen duhet te jemi te gjithe ne shesh per te kujtuar keto ngjarje tragjike”, ka deklaruar sekretari per mjedisin, Besnik Bare.

Paralelisht Levizja Socialiste per Integrim u beri thirrje prokuroreve te ceshtjes te nxjerin pergjegjesite e ngjarjes.

“Te perfundojne sa me shpejt hetimet per t’i cuar fajtoret ne gjykate dhe te pergjigjen para drejtesise per krimin e madh te Gerdecit”, ka deklaruar deputeti i LSI, Dritan Prifti.

Nga Durresi, Erjon Veliaj denoncoi rrezikun e depozitave te karburanteve, duke hequr nje paralele me ngjarjen e Gerdecit. “Keto depozita kane qe ne kohen e Metes, Nanos e Berishes. U desh Gerdeci per t’i kujtuar. Kjo qeveri ende nuk largon rreziqet nga qendrat e banuara. Ftojme te gjithe t’i bashkohen protestes se 15 marsit”, eshte shprehur Veliaj.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga arberia prej Fri Mar 13, 2009 6:37 am

eshte e ditur qe drejtesia duhet te kishte vene para pergjegjsise ligjore shkaktaret e tragjedise se Gerdecit.Nuk e di se pse e ka vonuar por ...hajt,me mire vone se kurre...
Por me sjell neveri te pashoqe ky erionka qe prononcohet per kete rest kur dihet se sa figure e degjeneruar eshte,na e shpifi.....vegel e edi rames dhe pjese e stafit te tij orgjiresk.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga ADMIN prej Sun Mar 15, 2009 7:51 am

Berisha, Rama e Meta, fushatë si Obama
Demokratët lidhin kontratë me një nga kompanitë që "fitoi" zgjedhjet e fundit në SHBA
Erjon Ajazi


Partia Demokratike kthen sytë nga fushata e Presidentit aktual të Amerikës, Barak Obama, për sfidën e parlamentareve. Kryeministri Sali Berisha ka vendosur ta "braktisë" përfundimisht kompaninë amerikane BG&R, për të firmosur kontratën e bashkëpunimit me një kompani tjetër amerikane, që ka marrë pjesë edhe në fushatën gjigante të Presidentit Obama, organizim që i solli atij suksesin drejt rrugës për në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë selia blu ka vendosur përfundimisht se do të jetë pikërisht një kompani amerikane që do ta modelojë fushatën e tyre, por nuk e bën publik emrin e kompanisë, duke e mbajtur sekret dhe mbrojtur me fanatizëm. Burime zyrtare pohojnë se prezantimi publik i kësaj kompanie do të bëhet nga Kryeministri Berisha, duke pohuar vetëm "se ajo ka qenë pjesë aktive në fushatën e Presidentit amerikan Barak Obama". Selia blu do ta lërë në dorën e amerikanëve skicën strategjike për mënyrën e organizimit të fushatës së PD-së. Burime konfidenciale pranë partisë në pushtet pohojnë se arsyet pse është vendosur të zgjidhet një kompani e huaj është eksperienca, strategjia e duhur që këto kompani ofrojnë për kurimin e imazhit, por edhe për promovimin e kandidatëve dhe koordinimin e lëvizjeve të duhura për partinë që mban pushtetin prej katër vjetësh. Të njëjtat burime pohojnë se spotet televizive, reklamat, posterat, banerat, koncertet, shpenzimet operative, telefonat, karburantet, udhëtimet, shpenzimet për logot, bluzat, kapelat, stilolapsat dhe deri te detajet më të vogla do t‘u besohen vetëm kompanisë amerikane. Në këtë formë, Partia Demokratike ka përzgjedhur për menaxhimin e fushatës një kompani të kalibrit botëror. Demokratët, megjithëse ruajnë me fanatizëm emrin e kompanisë, strukturat organizative të PD-së pohojnë se ajo është e njohur në të gjithë arenën ndërkombëtare si kompania që jep konsulencë për politikat strategjike dhe për bizneset. Të njëjtat burime rrëfejnë se bordi drejtues i kësaj kompanie përbëhet nga njerëzit që kanë drejtuar në administrata të ndryshme sektorët kyç të administratës amerikane. Ndonëse është mbajtur gjithçka sekrete, emri i kompanisë amerikane "Cohen Group" është më i qarkulluari në gjirin e PD-së si opsioni që mund të drejtojë fushatën e demokratëve. Të pyetur nga gazeta, zyrtarët demokratë nuk e pohuan dhe as e mohuan diçka të tillë. Gjatë vizitës më të fundit të Kryeministrit Berisha në SHBA, është zhvilluar një takim i gjatë mes presidentit të kompanisë së fuqishme të konsulencës "Cohen Group", njëkohësisht edhe ish-sekretar amerikan i Mbrojtjes, Uilliam Cohen, Kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Aktualisht kompania "Cohen Group" ofron shërbime konsulence dhe tregtie kudo në botë, duke u prezantuar si një nga kompanitë lider në këtë fushë. Në bordin e saj qëndrojnë ish-zyrtarë të lartë të administratës "Klinton", si Madlein Obllrajt, Uilliam Cohen etj. Pra duket qartë se shtrëngimi i duarve në fillim të muajit shkurt mes Kryeministrit Berisha dhe sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, "fsheh" në thelb edhe huazimin e modelit të suksesit "Obama", që dërgoi demokratët në krye të lokomotivës amerikane.

Performanca e LSI


Marrëveshja e Metës me

"Greenberg Quinlan Rosner"


"Greenberg Quinlan Rosner" është kompania amerikane që ka preferuar ta kontaktojë për fushatë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pak kohë më parë, ai konfirmoi se është mbyllur një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila asiston dhe përkrah kandidatë progresistë, si në SHBA, por edhe Evropë, e në vende të tjera. "Me kompaninë kemi rënë dakord për të realizuar dhe një strategji tepër të gjerë për sa i takon mbrojtjes së votës nga manipulimi", tha Meta. Çdo gjë do të bëhet transparente për publikun në momentin e duhur, shtoi ai, por mund t‘ju them se u realizua ai premtim që ne kemi dhënë, se do të bëjmë çdo gjë për të ofruar garanci shtesë, që procesi zgjedhor në Shqipëri të jetë i mbrojtur nga ato qëllime të këqija të dy partive, binjake për sa i takon konceptit tepër të ngushtë që kanë për zgjedhjet dhe për demokracinë. "Pra, ky është një proces, i cili padyshim që do të na konfirmojë ne si një forcë politike, jo vetëm fituese, por edhe si një garantuese e një procesi zgjedhor, sepse nuk bëhet fjalë për të ruajtur të paprekshme thjesht votat e LSI-së, por bëhet fjalë për votat e të gjithë shqiptarëve", konstatoi Meta. Kjo është fushata më e rëndësishme e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndaj edhe zgjedhja e modelit amerikan për imazhin e saj ka shumë rëndësi për sfidën e 28 qershorit.

Zgjedhjet 2009, fushata amerikane e liderit opozitar


Kompanitë amerikano-izraelite janë të preferuarat e kreut të socialistëve Edi Rama. Me një të tillë performancë ai është i vendosur t‘u drejtohet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Strategjia e fushatës mbetet ajo e modelit amerikan dhe konkretisht stili "Obama". Ekipi konsiderohet kompleks me përbërje vendasish dhe me të huaj, natyrisht këta të fundit me eksperiencën dhe filozofinë e ndryshimit e të përfshirjes masive të shtetaseve bazuar në modelin e fushatës së Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Arthur J. Finkelstein & Associates" është kompania që ndjek gjithnjë nga afër strategjitë elektorale dhe veprimet politike të kreut të socialistëve Edi Rama. Një tjetër kompani që mendohet se do të angazhohet për fushatën, ndonëse jo e pranuar zyrtarisht, është ajo me emrin "Kidron Strategies", që drejtohet nga amerikano-izraeliti George Birnbaum. Një funksionar socialist thotë se përmbajtja dhe imazhi është diçka e mirorganizuar dhe e asistuar nga kompanitë këshilluese. Teoria e konsultimit me qytetarët dhe kontakti direkt ka shoqëruar gjithë turin e kreut të opozitës që prej disa vitesh. "Dialogu me Shqipërinë" dhe hartimi i programit të qeverisjes së ardhshme është një pjesë e strategjisë amerikane, me të cilën realizohet kontakti maksimal me zgjedhësit. Eksponentë të fushatës së Presidentit amerikan Barak Obama janë marrë për shumë kohë me organizimin e turit të "Vullnetarëve të Bashkimit të Ri" nëpër të gjitha qytetet e vendit. Duke marrë shkas nga 1-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, Rama realizoi edhe një sërë takimesh "derë më derë" me qytetarët, duke dëgjuar problemet e tyre. Një tjetër element i fushatës ka të bëjë me anën virtuale të saj. Prej kohësh, Partia Socialiste dhe mbështetësit e saj i kanë dhënë rëndësi arsenalit luftarak në internet. "Ditari javor" është forma e komunikimit të përjavshëm të kreut të socialistëve me qindra mijëra përdorues të postës elektronike. Përtej kësaj, gjithçka është konceptuar në formë interaktive, për shkak se lexuesit mund t‘i drejtojnë pyetje kreut të socialistëve dhe të marrin përgjigjet e tij. Në disa raste, në e-mail-et e personave brenda dhe jashtë Shqipërisë ka mbërritur një mesazh që mban emrin dhe mbiemrin (dërgues) të liderit të opozitës. Një gjetje kjo për të shkrirë akujt mes politikës dhe qytetarëve të thjeshtë. Prej disa muajsh strukturat partiake janë transformuar në organizma elektoralë bashkë me zgjerimin e tyre në të gjithë elementët e nevojshëm jashtë partiakë. Në mars, përfundon faza e dytë e parapërgatitjeve elektorale për të bërë të mundur futjen në fazën përfundimtare, ku vendin dhe rëndësinë kryesore do ta ketë fushata elektorale dhe veprimet e tjera deri në momentin e legalizimit të fitores.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga arberia prej Tue Mar 17, 2009 6:39 am

po ,me pelqyen te djathtet per zgjedhjen qe kane bere.

Mbare e mire ne zgjedhjet e qershorit per te djathten shqiptare
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga ADMIN prej Tue Mar 17, 2009 7:58 am

Le ta shofim popullin shqiptar ne zgjedhje vertete demokratike ,per mendimin tim ne qershore do te jete e para here je histori te popullit shqiptar qe do te kene vota te lira dhe plotsisht DEMOKRATE
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga ADMIN prej Tue Mar 17, 2009 7:30 pm

Publicitet

OSBE/ODIHR: Ok, Kodit Elektoral

Viktor Gumi - ZV/minister i Drejtesise
OSBE/ODIHR-i bashke me Komisionin e Venecias i kane dhene note pozitive Kodit te ri Elektoral, i cili eshte vleresuar si nje baze e mire ligjore per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.
Por sic konfirmohet ne rekomandimet e ODIHR-it, perfaqesuesi i Shqiperise ne Komisionin e Venecias, njekohesisht zevendesministri i Drejtesise, Viktor Gumi, thekson rendesine e vullnetit politik per zbatimin e Kodit Elektoral.

“Ky Kod pershendetet si real dhe sipas standarteve. Hartimi ishte faza e pare, vullneti i zbatimit eshte faza e dyte”, ka pohuar Gumi.

Vleresimet dhe rekomandimet per Kodin Zgjedhor, gjithesej 96, jane perfundimtare, por megjithe disa verejtje per nene te ndryshme te Kodit, ne konkluzionin e tij ODIHR ve ne dukje se qendrueshmeria e legjislacionit elektoral eshte e rendesishme per besueshmerine e publikut tek procesi zgjedhor.

Prandaj ODIHR dhe Komisioni i Venecias rekomandojne qe ne te ardhmen, ndryshimet ne parim te shmangen, duke u kryer vetem kur te shikohet i nevojshem permiresimi i pershtatjes se kornizes ligjore me standartet nderkombetare.

“Jane disa projekte te nje natyre teknike me amendamente qe mund t’i kete reforma zgjedhore dhe qe do te sherbejne si baze per legjislaturen e ardhshme”, ka sqaruar Gumi.

Komisioni i Venecias gjithashtu ka bere publik edhe opinionin zyrtar per ceshtjen e referendumit kushtetues, duke konfirmuar anti-kushtetueshmerine e kerkeses per referendum te Komitetit per mbrojtjen e Kushtetutes.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ZGJEDHJET NE SHQIPERI ,QERSHOR 2009

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi