Laçi nën kthetrat e të babëziturve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Laçi nën kthetrat e të babëziturve

Mesazh nga ADMIN prej Fri Feb 27, 2009 8:08 pm

Laçi nën kthetrat e të babëziturve

Nga At Mikel Pllumaj

Shumë zhgënjyese ishte përgjigjja e deputetit Pal Dajçi dhe e kryetarit të Bashkisë së Laçit, Luigj Isufi. Ata nuk iu përgjigjën pyetjeve që u bëri gazetarja e Top Channel, Olta Paja, për lidhjet fisnore të tyre me personat që guxuan të prishin ritin e Meshës së Shenjtë dhe kërcënuan autorin e këtij artikulli.
Ja e vërteta: Kol Vlashi, babai i Astrit dhe Ylli Vlashit (agresorët), dhe Pal Dajçi janë nipër të z. Luigj Isufi. Lidhja fisnore është shumë e afërt, por jam i sigurt se lidhja ekonomike është më e fortë se lidhja e gjakut. Garantoj se, posa të lindi mes kësaj lidhje fisnore ndonjë konflikt me interes ekonomik, nipi e daja s’do ta njohin njëri-tjetrin për fis. Fjala e urtë popullore thotë: “Nip e dajë del dreq e hajë.” Shumë e përshtatshme për këtë rast.
Ata deklaruan se në asnjë mënyrë nuk kanë marrë mbështetje nga ana jonë. Por, zotëria deputet harroi, kur nëpër kafene deklaroi se, “sa të jem deputet, kisha s’do të fitojë të drejtën e pronës dhe prishjen e kioskave”; nuk kishte frikë se dikush po e regjistron me mjetet e teknologjisë së sotme. Zotëri deputet, ju lini të kuptoni se qejfi juaj është të bëni fli meshtarët e rinj që sapo dalin nga një vuajtje e madhe, në ju është e qartë dëshira e dhunimit dhe shkatërrimit të meshtarëve trima e të shenjët, sepse ju s’keni asnjë gjë të përbashkët me ata persona që sakrifikojnë gjithçka për popullin mbarë e në mënyrë të veçantë për popullin e Laçit.
Pyetja tjetër e bërë nga gazetarja ishte se, a jeni në dijeni për problemet e kishës, ata u përgjigjën se, “jo, asnjëherë nuk është paraqitur një letër zyrtare nga ana e kishës për këto probleme”. Edhe kjo ishte një përgjigje pa moral, e thënë nga persona totalisht të papërgjegjshëm, sepse në plan të parë ata kanë interesin ekonomik; për lekë ata të vrasin edhe babë e nanë, me i pas gjallë. Letrat zyrtare me nr. protokolli në arkivin e provincës janë ruajtur. Çrregullimi mental i zotëri kryetarit është i tmerrshëm, atëherë kur thotë se kisha e shën Ndout në Laç, siç e njeh tërë Shqipëria, është kisha e Milotit.
Zoti kryetar, me mendje të çrregullueme, shumë qytete shqiptare do të kishin qenë të lumtur sikur të kishin një vend pelegrinazhi në qytetin e tyre. Por t’i nuk je i kënaqur, sepse ti do të vesh dorë edhe mbi qindarkat që hidhen në ambientet e kishës. Z. Luigj, më duket se, kur ke interesa ekonomike, thua kisha është e Laçit, ndërsa, kur ka problem, është e Milotit.
Shumë interesante është edhe puna e ndriçimit të rrugës që deklaron se gjoja keni sjellë deri te kisha, sepse ky është një fakt që nuk mund të fshihet: njerëzit që vijnë në kishë, e shohin që aty nuk ka ndriçim. Më vjen keq që i gjithë Laçi të mbahet peng nga njerëz si ju, ai nuk e meriton që të trajtohet në atë mënyrë, ju duhet të turpëroheni jo vetëm para popullit të Laçit, por edhe para të gjithë shqiptarëve. Ju po mbani peng polici e prokurori, ju po vendosni dhe mbi gjykatën e Kurbinit në Laç.
Vendimi i gjykatës ishte shokues për këdo që u vu në dijeni për guximin e madh të z. Fredushi. Kryetari i gjykatës, A. Gjoni, bëri dy krime përnjëherë pa u menduar shumë dhe duke nënvleftësuar gjithçka. Z. kryetar besoj se fëmijët dhe familja jote do të turpërohet për këtë gjykim të gabuar që more. Kushdo që do të gjendej në vendin tënd, do të tregohej shumë më i urtë. Nesër, nëse fëmijët tuaj do të grabiten duke u ngjitur te ky vend i shenjtë, nga ata që ju po i favorizoni me gjykimet e tuaja të padrejta, vetëm atëherë mund ta kuptoni. Që kur jeni vendosur juve si kryetar i kësaj gjykate, kanë ndodhur dy grabitje te rruga e kishës, por edhe shumë probleme të tjera.
Në radhë të dytë, z kryetar, zhgënjeve mbarë publikun. Askush s’do të besojë më asnjë çështje drejtësie, sepse arsyetimi yt është i gabuar; gjykimi yt i shtrembër. Kur një kryetarë gjykate si juve, z. Gjoni, nuk pranon të zbatojë atë për të cilën është betuar - të drejtën e secilit - është më e lehtë të kuptohen disa veprime të gjyqtarëve të tjerë, si z. Besnik Qira që e pushoi çështjen në mënyrë të padrejtë.
Morali i këtij artikulli është ky: pranohet falja e të gjithë atyre që pendohen dhe impenjohen që të keqen e kryer ta dëmshpërblejnë duke u bërë mirë të gjithëve. Por edhe të gjithë ata që kanë një pushtet duhet të kuptojnë se, s’parit pushteti u është dhënë për të shërbyer për të mirën e të gjithëve dhe jo vetëm për privilegje personale, fisnore, krahinore.
Zotërinj, misioni ynë është i qytetëruar, ne e dimë se njeriu gabon. Por ne dhe besojmë se njeriu ka dhe forcën e arsyes, e cila e shndritur prej hirit të Zotit, e njeh gabimin. Koha në të cilën jemi është kohë e volitshme për kthim dhe pajtim. Gjesti që është kryer në kishën e shën Ndout është shumë i shëmtuar, aq më tepër kur kryhen nga katolikët e Kurbinit. Kjo
kishë nuk u dhunua asnjëherë as gjatë gjysmëshekullit që ky vend u shkel nga thundra shtazore e diktaturës.


At Mikel Pllumaj O. F. M, është meshtar në kishën e Shën Ndout në Laç-Sebaste
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Laçi nën kthetrat e të babëziturve

Mesazh nga arberia prej Mon Mar 02, 2009 2:53 am

ZOTI,I FALTE KETA MEKATARE !!!
Si mund te mendosh te cenosh nje vend te shenjte siç eshte KISHA E SHEN NDOUT???
EDHE NJE HERE ,ZOTI I FALTE!!!
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Laçi nën kthetrat e të babëziturve

Mesazh nga Lec Neli prej Fri Jul 10, 2009 12:43 am

Ka nja 20 vjet te pakten qe nuk kam kene ne Lac, nejse kam rrespekt te vecant per Lacjant Merditort e Matjant e shpresoj qe gjanat te kene nryshu per mire ne at ven tash qi nuk kane as uzinat e fabrikat qe kan pa pase dikure, shpresoj sinqerisht qe gjanat te jene permirsu megjithse me ca kam nigju tana kta zona jan shperngule ne Tirane-Durrs kush ka mete pa emigru jasht. Nejse me kyt rast pershnes tane Lacjant me rrespekt

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Laçi nën kthetrat e të babëziturve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi