Zhduket Bashkim Driza, bosi i "Popullit"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zhduket Bashkim Driza, bosi i "Popullit"

Mesazh nga ADMIN prej Fri Feb 27, 2009 4:14 am

Zhduket Bashkim Driza, bosi i "Popullit"
Kreu i firmës piramidale zhduket nga Paraguai. Misteri i deportimit të dështuar dhe kërkimet e Interpolit
Sokol Çobo


Arratiset nga apartamenti në Montevideo, Uruguai, Bashkim Driza, ish-kreu i firmës piramidale "Populli". Driza qëndronte në masën "arrest shtëpie" në pritje të deportimit të tij në Shqipëri. Por gjatë kontrollit të dy agjentëve të policisë uruguaiane, ai nuk është gjetur në apartament. Mendohet se ish-kreu i firmës piramidale "Populli", është larguar përfundimisht nga shteti i Uruguait për në vendet të tjera të Amerikës Latine, ku mund të jetojë më i sigurt. "Informacionet e sjella nga Uruguai deklarojnë se, 51-vjeçari Driza është arratisur nga apartamenti i tij i banimit, ku gjendej në arrest shtëpiak duke qëndruar në pritje të deportimit drejt Shqipërisë", thanë burimet nga Ministria e Brendshme. Autoritetet shqiptare ngrenë dyshimin se Driza mund të ketë dhënë ryshfet autoriteteve të drejtësisë uruguaiane për të fituar masën lehtësuese dhe më pas po nëpërmjet "mashtrimit" ka arritur të largohet për t‘u shpëtuar burgjeve të "ftohta" shqiptare.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë shqiptare konfirmon se kishte dërguar brenda 40 ditëve, (pas arrestimit), sipas afatit ligjor dokumentet përkatëse për ekstradimin e Drizës, duke i përcjellë ato nëpërmjet konsullatës shqiptare në Argjentinë, drejt Uruguait. Por shteti amerikano-latin edhe pse duhet ta mbante nën kontroll për llogari të drejtësisë shqiptare, e ka lënë atë në shtëpinë që kishte në pronësi në Montevideo në gjendje gjysmë arresti, pa masa të forta ruajtjeje. Tashmë Interpoli duhet të rinisë kërkimin ndërkombëtar për Drizën, i cili ka më shumë se 12 vjet që arrin t‘i shpëtojë vuajtjes së dënimit që ka marrë në Shqipëri.
Shqipëria dhe Uruguai nuk kanë marrëveshje ekstradimi, por në bazë të konventave ndërkombëtare ato ranë dakord për të ndjekur të drejtën e reciprocitetit që nënkuptonte ndërrimin e Drizës me një shtetas uruguaian të kërkuar dhe të kapur në Shqipëri. Kjo marrëveshje kërkonte afate kohore të gjata dhe që i kanë dhënë mundësinë një prej personave më të kërkuar në Shqipëri në fushën e krimit ekonomiko-financiar, për t‘u larguar nga vendi ku mbahej i izoluar. Ish-kreu i firmës piramidale "Populli", është dënuar me 16 vjet burg nën akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha të 304 mijë e 240 shtetasve. Vlera në para që mendohet të ketë përvetësuar Driza nga mashtrimi është rreth 9 miliardë lekë.
Bashkim Driza është arrestuar në muajin shtator të vitit të kaluar. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit do të deklaronte se 51-vjeçari kishte shkuar deri në Uruguai për t‘i shpëtuar burgut, por edhe atje është diktuar nga Interpoli, megjithëse kishte 6 vjet që kërkohej në gjithë botën. Driza është shpallur në kërkim nga policia që prej vitit 1997. Por trazirat e atij viti i dhanë shansin të braktiste burgun dhe të largohej nga Shqipëria, ndërsa informacionet e policisë tregonin se ai kishte shkuar për t‘u strehuar në Amerikën Latine. Kështu, në korrik të vitit 2002, Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 16 vjet burgim ish-kreun e firmës piramidale "Populli". Menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim ndërkombëtar ndërsa Interpol-Tirana nisi të hetojë për të zbuluar vendndodhjen e ish-bosit të një prej skemave më spektakolare mashtruese për të mbledhur paratë e shqiptarëve. "Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bashkim Drizës, është mbajtur korrespondencë e vazhdueshme me Interpol Santiagon e Kilit, Interpol Montevideon e Uruguait dhe Interpol Santo Domingon e Republikës Domenikane. Shtetasi Driza njihej nga ana e tyre, pasi ishte i pajisur me pasaportë uruguaiane dhe domenikane, si dhe kishte lëvizur nga Uruguai dhe Kili për në Republikën Domenikane dhe anasjelltas", do të deklaronte policia e shtetit menjëherë pas kapjes.


Vendimi

Gjykata dënoi Drizën me 16 vjet burg

Bashkim Driza ka lindur më 3 shkurt të vitit 1958 në Fier, ndërsa banonte në Tiranë. Në vitin 1996, ai u bë ortak me disa drejtues firmash piramidale, ku qytetarët depozitonin para pas premtimit se çdo tre muaj do të merrnin dyfishin. Kështu Driza, në bashkëpunim me persona të tjerë, krijoi fondacionin e quajtur "Populli" me anë të të cilit mblodhi paratë e 304240 njerëzve.
Firma e tij funksionoi vetëm një vit dhe më pas u shpall piramidë, ndërsa paratë nuk iu kthyen shumicës së depozituesve. Driza u arrestua në vitin 1997, por i shpëtoi burgut për shkak të trazirave të ‘97. Për t‘iu shmangur dënimit, Bashkim Driza u largua nga vendi për të gjetur strehim në vendet e Amerikës Latine. Por as atje ai nuk ka mundur t‘i shpëtojë ndjekjes, pasi sipas policisë, u arrestua në muajin shtator të vitit 2008. Pas pesë muajsh "arrest në shtëpi", rifitoi lirinë me një tjetër arratisje, duke i shpëtuar vuajtjes së dënimit prej 16 vjetësh burgim në burgjet shqiptare.

Vendimet për bosët e "Piramidave"

Vehbi Alimuça
Në muajin mars 2001, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e dënoi me pesë vjet burg, në dhjetor të po të njëjtit vit, Gjykata e Apelit i dha 20 vjet burg

Shemsie Kadria
Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 17 vjet burg, në qershor 2001, Gjykata e Apelit e lë në fuqi këtë dënim. Kadria është liruar nga burgu më shumë se një vit më parë

Fitim Gerxhalliu
Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 20 vjet burg, në qershor të po atij viti, Gjykata e Apelit e dënoi me 11 vjet burg

Gani Kadria
Në muajin janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 20 vjet burg, Gjykata e Apelit, me 10 vjet burg

Maksude Kadena
Në shkurt 2001, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me pesë vjet burg. "Sudja" ishte e para që kreu dënimin dhe më pas mori lirinë

Bashkim Driza
Në muajin korrik të vitit 2002, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 16 vjet burg

Arben Çepelja
Në muajin korrik të vitit 2002, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 12 vjet burg

Ferdinand Kamberi
Në muajin nëntor 2002, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 18 vjet burg

Mustafa Leka
Në vitin 2002, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 20 vjet burg

Lefter Cenaj
Në muajin shkurt 2003, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar me 10 vjet burg
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zhduket Bashkim Driza, bosi i "Popullit"

Mesazh nga arberia prej Fri Feb 27, 2009 5:28 am

Kudo qe te futet bashkim Driza,komunisti-mashtruesi,nuk do te gjeje derman,pasi do te kapet patjeter nga INTERPOLI,dhe do te jape llogari perpara dretesise.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zhduket Bashkim Driza, bosi i "Popullit"

Mesazh nga ADMIN prej Fri Feb 27, 2009 7:52 am

Te gjithe keta mundohen te mbulohen me masken e fshehur ,nuk e dine se kane nderruar kohrat
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zhduket Bashkim Driza, bosi i "Popullit"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi