PS, zbarkojnë strategët amerikanë të fushatës elektorale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

PS, zbarkojnë strategët amerikanë të fushatës elektorale

Mesazh nga ADMIN prej Mon Feb 23, 2009 4:25 am

PS, zbarkojnë strategët amerikanë të fushatës elektorale
Katër këshilltarë kanë mbërritur në selinë rozë dhe janë takuar me krerët e PS-së. Fushata elektorale e PS-së do të menaxhohet nga kompania amerikane “Kidron Strategies”

Shaban Sulçe

Në selinë rozë prej disa ditësh kanë mbërritur këshilltarët dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikano-izraelite, të cilët do të menaxhojnë fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta pranë Partisë Socialiste, të cilët konfirmuan ardhjen në Tiranë të katër këshilltarëve, përfaqësues të kompanisë “Kidron Strategies”. Sipas këtyre burimeve, ata kanë zhvilluar takime me kreun e PS-së, Edi Rama, si dhe me drejtues të tjerë të Partisë Socialiste, ku kanë folur rreth strategjisë që do të ndjekë selia rozë gjatë fushatës elektorale të saj. Interesant është fakti se dy prej këtyre këshilltarëve kanë luajtur rol kryesor dhe kanë qenë aktivë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 2007-ës, ku Edi Rama fitoi garën për të riqenë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Kompania
Kompania "Kidron Strategies", e drejtuar nga amerikano-izraeliti George Birnbaum, është përzgjedhur nga kreu i PS-së Edi Rama për menaxhimin dhe drejtimin e fushatës elektorale. Kjo kompani i është sugjeruar Ramës nga Arthur J. Finkelstein, strategu që menaxhoi për PS-në zgjedhjet e vitit 2007. George Birnbaum është drejtor i Përgjithshëm i "Kidron Strategies". Kompani kjo që merret me sondazhet politike dhe zgjedhore dhe me menaxhimin e zgjedhjeve elektorale. George Birnbaum ka qenë edhe drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së njohur "Worldwide", me mbështetje të gjerë në SHBA dhe në Izrael. George Birnbaum, së bashku me "Arthur J. Finkelstein and Associates" kanë drejtuar edhe fushatën elektorale të ish-presidentit amerikan Riçard Nikson, ish-presidentit Ronald Regan, ish-kryeministrit izraelit Benjamin
Netanjahu si dhe ish-kryeministrit tjetër izraelit Ariel Sharon.

Shtabi Elektoral

Kompania pritet të bashkëpunojë ngushtë me Shtabin Elektoral të Partisë Socialiste, i cili është krijuar para disa muajsh. Ky shtab përbëhet nga 7 anëtarë. Siç dihet, në krye të këtij shtabi është caktuar kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. 6 anëtarët e tjerë, 5 nga të cilët janë deputetë, janë caktuar Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami, Blendi Klosi, Shpëtim Idrizi, si dhe Etleva Bishaj. Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste po ndjek nga afër zbatimin e të gjitha direktivave dhe objektivave që u janë caktuar organizatave të Partisë Socialiste në prag të fushatës elektorale. Prej disa ditësh shtabi është njohur me rezultatet paraprake të këtij procesi, ku të 12-të të deleguarit e Kryesisë kanë raportuar rreth përgatitjeve të strukturave rozë në secilin prej 12 qarqeve.


22 Shkurt 2009
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi