Ekonomia në krizë, zbulohet skema piramidale në SHBA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ekonomia në krizë, zbulohet skema piramidale në SHBA

Mesazh nga ADMIN prej Fri Feb 20, 2009 4:25 am

Një tjetër mashtrim financiar ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të njëjtën ditë kur presidenti Obama firmosi në ligj paketën prej 787 miliardë dollarësh për stimulimin e ekonomisë. Autoritetet e kontrollit të bursës kanë zbuluar mashtrimin e manjatit teksan Robert Allen Stanford dhe tri kompanive të tij, “Stanford International Bank” me qendër në Karaibe, “Stanford Grup” në Hjuston dhe “Stanford Capital Management”. Bëhet fjalë për një skemë piramidale investimesh mbi certifikatat e depozitave mbi 8 miliardë dollarë, të cilëve ai u kishte garantuar të ardhura të majme. Autoritetet kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e Stanford-it, i cili gjendet në vendin e 205-të të klasifikimit të revistës “Forbes” të njerëzve më të pasur të botës, me një pasuri prej 2.2 miliardë dollarësh. Me këtë zbulim rëndohen përmasat e krizës së thellë ekonomike që ka goditur Shtetet e Bashkuara. Industria e makinave në këtë vend vazhdon të kërkojnë ndihmë duke shtuar kërkesën për para. “Krysler” dhe “General Motors” kanë paralajmëruar se vështirësitë me të cilat po përballen janë të mëdha e do të shkurtojnë dhjetëra mijëra vende pune.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi