Korrupsioni, 3 mijë lekë për të kaluar klasën në gjimnaz

Shko poshtë

Korrupsioni, 3 mijë lekë për të kaluar klasën në gjimnaz

Mesazh nga ADMIN prej Thu Feb 19, 2009 4:24 am

"Fiks Fare" denoncon marrjen e ryshfetit nga një mësuese në shkollën e mesme "Aleks Buda", në Tiranë


Tremijë lekë të reja kushton kalimi i klasës vetëm në një lëndë në shkollat e mesme sot në kryeqytet. "Fiks Fare" denoncoi dje rastin e marrjes së ryshfetit nga ana e një mësueseje të një shkolle të mesme të përgjithshme në kryeqytet, e cila, kundrejt shumës tremijë lekë, premton notë kaluese për nxënësin, i cili nuk ka të drejtë të hyjë fare në provim për shkak të mungesave.

Ngjarja e denoncuar dje në emisionin "Fiks Fare" ka ndodhur në fund të sezonit të kaluar shkollor, në shkollën e mesme të përgjithshme në Tiranë, "Aleks Buda".

Mësuesja e Fizikës në këtë shkollë, Armanda Nikollai, bën pazar me gazetaren e "Fiks Fare" për notën kaluese të nxënësit të vitit të tretë të kësaj shkolle.

Në ditën e parë të takimit, mësuesja nuk pranon që të japë OK për notën kaluese të nxënësit kundrejt pagesës dymijë lekë. Takimin e lënë për një ditë tjetër në kafene.

Pasi i fusin në fletore tremijë lekë, mësuesja, duke bërë gjeste pohuese, konfirmon se nxënësi për të cilin po paguhej do të kalonte klasën, pasi t‘i vinte në provimin e 20 përqindëshit.


Biseda me mësuesen e Fizikës, Armanda Nikollai, mësuese në shkollën "Aleks Buda", në Tiranë


Dita tjetër

Fiksi - Zyshe mirë?

Mësuesja - Ç‘kemi moj zysh? Ç‘a më bëre mua t‘i moj? Si vini moj në orë të mësimit?

Nxënësja e shkollës - Nuk e ka ditur.

Fiksi - Të vij pastaj? Kur mbaron kjo orë, e gjysmë?

Mësuesja - Të mbaroj mësimin dhe flasim.

Nxënësja e shkollës - Të presim jashtë?

Fiksi - Ok.

Mësuesja - Kemi prapë të njëjtën gjë. Ti më ke turpëruar mua atë ditë me këtë, se ky më ka zëvendësuar mua dhe unë jam e piketuar. Ti më thoshe bëjmë me kaq e s‘bëjmë me aq...ai ishte prezent aty (bëhet fjalë për drejtorin e shkollës).

Nxënësja e shkollës - Aty ishte ai?

Mësuesja - Po aty moj zysh, ishte mbrapa kurrizit tonë. Po ti kush do që kalon d.m.th....

Fiksi - Nuk e dija.

Mësuesja - D.m.th se unë do piketohem, fillon, shikon emër pastaj...

Nxënësja e shkollës - Pse filloi ai?

Mësuesja - Ou! Pastaj më thirri në drejtori.

Nxënësja e shkollës - Në sy i fole ti?

Fiksi - Nuk e di. Unë s‘e njoh as drejtorin as njeri.

Mësuesja - Kushdo qoftë...Kushdo qoftë, ç‘punë ke ti?

Fiksi - Të më kishe bërë një pickim, unë do ta kisha kuptuar.

Fiksi- Zyshe na fal. Do vijmë pastaj nga ora 10:00. Po deshe bisedojmë edhe jo brenda ambienteve...

Mësuesja - Unë do dal pastaj sa të mbaroj kjo orë, do shkoj pastaj te tetëvjeçarja tek "Ahmet Gashi".

Nxënësja e shkollës - D.m.th do dalësh këtej lart?

Fiksi - Zyshe ulemi dhe në kafe, sa të pimë një kafe dhe më mirë aty se nuk ju shikon njeri pastaj.

Fiksi- Po të presim nga ora 10:30.

Mësuesja merr fletoren ku janë vendosur lekët (3000 mijë lekë të reja).

Fiksi - D.m.th tani Klajdi është i përfunduar? Se ne e kemi me merak.

Fiksi - Që unë ta mbledh mendjen, dua vetëm një konfirmim.

Miraton me tundje koke.

Nxënësja e shkollës - Ato pyetjet t‘i studiojë tani, t‘i shikojë...

Mësuesja - Po. Të mësojë...

Nxënësja e shkollës - T‘ia nis një çik me atë, e ke vetë ti parasysh. T‘ia nis, t‘ia zgjidh unë ushtrimet.


Flet pasi mori lekët. Nxënësi në fjalë nuk futej në provim sepse kishte 50% të mungesave dhe është i pakualifikuar, nuk i lejohet të futet në provim.


Mësuesja - Të mësojë, ka 20%. Në 20% duhet të më vijë patjetër.

Fiksi - Në rregull. D.m.th tani u mbyll ky muhabet. Është Ok nga ana jote!

Mësuesja konfirmon përsëri me kokë.


Mësuesja - Të mësojë. Dakord. Por në 20 përqindësh duhet të më vijë patjetër.

Fiksi - Në rregull. Do vijë në 20%.

Fiksi - D.m.th me 30 je e kënaqur se kaq kishim mundësi.

Mësuesja- Asnji, asnji...(flet kështu që të mos kuptohet nga koleget ngjitur). Po hë moj zysh...(vë në dukje të largohemi)

Fiksi - Po patjetër, vetëm ngaqë dua të më japësh konfirmim për Ok, se më kupton që është me merak. (Ka pamjet e konfirmimit)

Fiksi- Ok, faleminderit, mirupafshim!
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Korrupsioni, 3 mijë lekë për të kaluar klasën në gjimnaz

Mesazh nga Ilda prej Thu Feb 19, 2009 4:53 am

gjera te zakonshme seshte per tu habit ...si eshte katandis shqiperia Mad

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Korrupsioni, 3 mijë lekë për të kaluar klasën në gjimnaz

Mesazh nga ADMIN prej Thu Feb 19, 2009 5:14 am

Vertete per te ardhur keq ,e ardhmja jone
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Korrupsioni, 3 mijë lekë për të kaluar klasën në gjimnaz

Mesazh nga arberia prej Fri Feb 20, 2009 2:21 am

Kjo zysha,qe nuk mund te jete zyshe,se ne rradhe te pare nuk eshte njeri(i mungon ndergjegja), do çuar per ndjekje penale.Ne çdo fushe te jetes ka nga keto ndodhi ordinere.Le te veproje ligji mbi te gjithe keta te korruptuar.Mua ma shpifin kur i degjoj keto ,por me siguri do te vijne duke u pakesuar, si te veproje ligji fuqishem.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Korrupsioni, 3 mijë lekë për të kaluar klasën në gjimnaz

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi