Lorik Cana: Me Marsejën, në finalen e Kupës UEFA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lorik Cana: Me Marsejën, në finalen e Kupës UEFA

Mesazh nga ADMIN prej Thu Feb 19, 2009 4:20 am

Lorik Cana: Me Marsejën, në finalen e Kupës UEFA

Përpara sfidës me Tuenten, mesfushori kuqezi vlerëson potencialin e ekipit të tij


Në prag të sfidës që Olimpik Marseja do të luajë me holandezët e Tuentes në 1/16 e Kupës UEFA, Lorik Cana është shfaqur përpara mediave për të parën herë në vitin 2009. Pas mungesës 2-mujore për shkak të problemeve në gjurin e djathtë, mesfushori kuqezi do të jetë pjesë e kontingjentit të drejtuar nga Erik Gerets. Aktivizimi i tij, ndoshta edhe si zëvendësues, nuk është i sigurt, por 25-vjeçari është i vendosur të ndihmojë ekipin me të gjithë forcën, ndërkohë që nuk e fsheh ambicien për të arritur deri në fund të aktivitetit evropian.

Lorik, prezenca në konferencën për shtyp nënkupton se do të luash të enjten (sot)?

Prezenca ime do të thotë se jam rikthyer si pjesë e grupit dhe jam shumë i lumtur për këtë. Më tej, rreth pyetjes nëse do të luaj apo jo, vendimi i përket trajnerit, që më parë duhet të konsultohet me stafin e tij dhe me mjekët e skuadrës.

A ndihesh i gatshëm për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme?

Kur qëndron jashtë fushave për një kohë të gjatë, asnjë lojtar nuk mund të thotë nëse mund të luajë në maksimumin e tij, apo jo. Jam i sigurt për një gjë: ndihem i gatshëm që të ndihmoj skuadrën time, qoftë në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Jam stërvitur shumë për t‘u rikthyer. Rehabilitimi nga dëmtime të tilla është gjithmonë i vështirë. Prioriteti im është që t‘i shërbej sa më shumë skuadrës dhe nëse do të kem mundësi të zbres në fushën e lojës, do të jap maksimumin që ta ndihmoj Olimpik Marsejën.

Çfarë dini për Tuenten, kundërshtarin tuaj?

Që pas hedhjes së shortit, kemi vëzhguar me kujdes rezultatet e tyre. Përpara sfidës kemi analizuar lojën e Tuentes. Natyrisht që njoh trajnerin e kësaj skuadre (ish-drejtuesi i kombëtares angleze, Stiv MekLaren). Ata kanë një ecuri mjaft të mirë në kampionat dhe do të kërkojnë që të vazhdojnë aventurën në kupat e Evropës.

Cila është gjendja e Olimpik Marsejës përpara kësaj ndeshjeje në Kupën UEFA?

Olimpik Marseja, e cila u paraqit mjaft mirë në Ligën e Kampioneve, kundër disa prej skuadrave më të forta në kontinent, mund të ketë vetëm një objektiv: të ecë sa më shumë që të jetë e mundur në UEFA. Me këtë dua të them të shkojmë deri në finalen e kësaj kupe. Edhe gjatë sezonit të kaluar e kishim skuadrën për të arritur deri në finale, por u eliminuam nga kampionët e ardhshëm (Zenit St. Petersburgu). Pavarësisht se edhe këtë vit ka shumë kundërshtarë të vështirë, OM e ka potencialin që ta arrijë këtë objektiv.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi