Itali, “Gazzetta del sud”: Liliana Kondakci, person në kërkim ndërkombëtar

Shko poshtë

Itali, “Gazzetta del sud”: Liliana Kondakci, person në kërkim ndërkombëtar

Mesazh nga TIRANA prej Fri Feb 13, 2009 4:39 pm

Itali, “Gazzetta del sud”: Liliana Kondakci, person në kërkim ndërkombëtar



Në artikullin e gazetës italiane, “Gazzetta del sud” theksohet se këngëtarja 56 vjecare, e konsideruar në Shqipëri si pasuri kombëtare është përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës të njohur me kodin “Shkodër”, si pjesë e të cilit është shpallur person në kërkim ndërkombëtar. Sipas gazetes italiane Kondakci është shpallur person në kërkim, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

CATANZARO- Këngëtarja Liliana Kondakci shpallet person në kërkim ndërkombëtar. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Gazzetta del sud”e cila shkuan se Kondakci kërkohet në të gjithë Europën për trafik të substancave narkotike, si pjesëmarrëse në rrjetin gjigand të drejtuar nga Fisnik Smajlaj.
Në artikullin e “Gazzetta del sud” theksohet se këngëtarja 56 vjecare, e konsideruar në Shqipëri si pasuri kombëtare është përfshirë në rrjetin e njohur me kodin “Shkodër”, si pjesë e të cilit është shpallur person në kërkim ndërkombëtar.

Sipas gazetës Pulieze, cështja e këngëtares shqiptare ka filluar në maj të vitit 2006 kur u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino, me tre kilogram kokainë në cantë. Mësohet se Kondakci kishte deklaruar se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans i saj dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Por burime nga mediat italiane deklarojnë se droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe saktësisht nga grupi i Fisnik Smajlaj.
Prokuroria e Castrovillari kërkoi denimin me 2 vjet e 8 muaj burg per artisten dhe pritësin e mallit, i cili rezultoi se ishte shqiptari Luan Kubazekai.

Në tetor të vitit 2008 vjen vendimi i ri i gjykatës: urdhri për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, urdhër i cili mbeti i pazbatuar për shkak se Kondakci ishte larguar nga Italia.
Sipas artikullit të gazetës italiane, dyshohet se Liliana Konadakci mund të fshihet në Gjermani, por ka edhe dyshime për gjurmë të saj në Shqipëri.

Ndërkohë disa kohë më parë ishte vetë këngëtarja lirike e viteve ’80 Liliana Kondakci e cila shfajësohet publikisht për dyshimet se ajo është pjesë e një bande trafiku të drogës. Në një prononcim për TV “News24” ajo ka përgënjeshtruar njoftimet që vijnë përtej detit se ajo rezulton anëtare e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike dhe se për këtë arsye është prerë dhe një urdhër arresti.
Kondakciu është shprehur se ”S’kam probleme me drejtësinë italiane. Lajmi se për mua është prerë një urdhër arresti nuk është i vërtetë.
avatar
TIRANA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 8
Points : 2
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Itali, “Gazzetta del sud”: Liliana Kondakci, person në kërkim ndërkombëtar

Mesazh nga ADMIN prej Fri Feb 13, 2009 5:08 pm

Nga Express më 13.02.2009 në ora 12:51

Këngëtarja e mirënjohur lirike e skenës së viteve të 80’a mohon se kërkohet ndërkombëtarisht, pasi që ajo vazhdon lëviz lirisht brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të karrierës së saj artistike.

Në një intervistë në ‘Vila24’, një emision ky i mëngjesit i TVNews24, Kondakçi, duke iu referuar arrestimit të saj para 3 viteve me 3 kg drogë, theksoi se kjo ngjarje tashmë është mbyllur. Sipas saj, dikush e ka vënë në shënjestër dhe synon ta dëmtojë imazhin e saj.

Para dy ditësh, një gazetë italiane botoi një artikull, në të cilin thuhej se këngëtarja, Liliana Kondakçi, është preson i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lajmin e publikoi gazeta italiane ‘Gazzetta del Sud’, sipas së cilës Kondakçi kërkohet në të gjithë Evropën për shkak të trafikimit të substancave narkotike.

Në artikull theksohej se këngëtarja 56-vjeçare, e konsideruar në Shqipëri si një pasuri kombëtare, është e përfshirë në rrjetin e njohur të trafikimit të drogës që njihet me kodin “Shkodra”, andaj edhe është shpallur person në kërkim ndërkombëtar. (G.Shqiptare)


avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Itali, “Gazzetta del sud”: Liliana Kondakci, person në kërkim ndërkombëtar

Mesazh nga LULJETA prej Fri Feb 13, 2009 6:46 pm

Turp te kene kjo zonjusha ,ku eshte ze nuk eshte pa gje
avatar
LULJETA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 17
Points : 8
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Itali, “Gazzetta del sud”: Liliana Kondakci, person në kërkim ndërkombëtar

Mesazh nga arberia prej Sat Feb 14, 2009 1:59 am

edhe kur ka qene kengetare kjo nuk ka patur ndonje stature serioze....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Itali, “Gazzetta del sud”: Liliana Kondakci, person në kërkim ndërkombëtar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi