Ryshfeti 50 milionësh, pranga hetuesit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ryshfeti 50 milionësh, pranga hetuesit

Mesazh nga TIRANA prej Thu Feb 12, 2009 5:06 am

Arrestohet prokurori Plepi. Policia: Do të ndihmonte një trafikant të dënuar. Kapen edhe dy "ndihmësit"

BLEDI GILAJ

Pas një sërë goditjesh në profesione të ndryshme, Task-Force kundër korrupsionit nuk ka kursyer as prokurorët. Aleksandër Plepi, me detyrë në Prokurorinë e Tiranës, ka përfunduar në "arrest shtëpie", pasi dyshohet se ka pranuar të marrë 50 mijë euro për të favorizuar një të akuzuar për trafik armësh dhe droge. Ai akuzohet bashkë me dy persona të tjerë, të cilët i kanë bërë ofertën, për të ndihmuar të arrestuarin Besnik Braka.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur se operacioni i koduar "Ndërmjetësimi" u mundësua nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, e cila në bashkëpunim me Task-Force, kanë bërë këtë goditje. Sipas informacioneve zyrtare, prej disa javësh, antikrimi ekonomik kishte marrë informacion se Aleksandër Plepi ishte përfshirë në një aferë korruptuese, me qëllim për të ndihmuar një të burgosur dhe të akuzuar për trafik armësh dhe trafik droge, i cili gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Duke përdorur metodat speciale të hetimit, grupi i punës ka mbajtur nën vëzhgim prokurorin për një periudhë kohe relativisht të gjatë, derisa ka rënë edhe në gjurmët e dy personave që kishin bërë ofertën me para. Pas mbledhjes së provave, dje, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest shtëpie" për tre persona. Sipas policisë, kjo masë u ekzekutua për Aleksandër Plepin, 35 vjeç, me arsim të lartë, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Arben Velikon, 42 vjeç, lindur e banues në Vlorë dhe Panajot Dhiamandin, 33 vjeç, lindur e banues në Vlorë. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të ditur se ndalimi i tyre është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit "arrest në shtëpi" për veprat penale të "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal. "Nga hetimet disamujore është dokumentuar veprimtaria kriminale e shtetasve Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi, të cilët kanë ndërmjetësuar nëpërmjet prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Aleksdandër Plepi, për të ulur dënimin e të arrestuarit Besnik Braka, i cili gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda", deklaroi Policia e Shtetit. Më tej, uniformat blu shtuan se këta persona i kanë ofruar prokurorit një shumë të konsiderueshme parash që të ndërmjetësonte në gjykatë, me qëllim që t‘i jepej një dënim i ulët shtetasit Besnik Braka. Sipas policisë, Veliko dhe Dhiamandi i kishin ofruar prokurorit rreth 50 mijë euro dhe nga të dhënat ai ka pranuar t‘i marrë për të ndërhyrë te gjykatësit për një dënim më të ulët. Besnik Braka njihet si një prej personave që kanë organizuar trafikun e fishekëve dhe të heroinës. Që nga data 28 dhjetor 2004, i pandehuri Besnik Braka figuronte person ndaj të cilit ishte vendosur masa e arrestit "burg pa afat" për veprën penale të trafikimit të fishekëve në drejtim të Greqisë. Në vitin 2003, në makinën e tij, u kapën 500 mijë fishekë, por ai arriti të shpëtonte. Ai ra në pranga dy vjet më vonë, në vitin 2005, ku u kap bashkë me disa persona, teksa po transportonin 5 kilogramë heroinë.
avatar
TIRANA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 8
Points : 2
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ryshfeti 50 milionësh, pranga hetuesit

Mesazh nga arberia prej Thu Feb 12, 2009 5:19 am

U arrestua prokurori Plepi,tamam tru-plep,paska qene,keta mbrojtes te krimit dhe mashtrues,shume mire Drejtesia te veproje me tere forcen qe i jep ligji.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi