Sindikata e transporteve: Stop konkurrences se pandershme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sindikata e transporteve: Stop konkurrences se pandershme

Mesazh nga Ilda prej Sat Jan 24, 2009 2:53 am

Sindikata e transporteve: Stop konkurrences se pandershme

Sindikatat e transportit të udhëtarëve të rretheve të Jugut të vendit kërkojnë që të marrë fund konkurrenca e pandershme që ka pushtuar prej vitesh transportin. Me këtë objektiv, përfaqësuesit e sindikatave të transportit kanë zhvilluar një takim të gjerë në Prefekturën e Fierit. Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë edhe prefekti i Fierit, drejtori i Shfrytëzimit të Automjeteve, krerët e bashkive Fier, Lushnjë e Ballsh, përfaqësuesit e sindikatave të transportit kanë paraqitur ankesat e tyre në këtë drejtim, duke kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e institucioneve vendore dhe policisë së qarkullimit rrugor në të gjitha rrethet e vendit. Për sindikalistët e taksive 8+1 dhe 4+1, deri tani puna e tyre është përballur me goditjen e këtij shërbimi nga mjetet pirate të palicencuara, për të cilat duhet të veprojë policia e qarkullimit. Kreu i Policisë së Qarkullimit Rrugor për Fierin, si dhe ai për Ballshin kanë treguar raste të shumta ndërhyrjesh dhe operacionesh që kanë kryer për të gjitha mjetet pirate, por kanë pranuar se është ligji ai që i vë fre konkurrencës së pandershme në transportin e udhëtarëve. Një tjetër problem për transportin e udhëtarëve ka qenë edhe pajisja e tyre me licenca, si dhe kundërshtimi i taksimetrave. Kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, është shprehur për të bashkëpunuar me këtë shërbim për zgjidhjen e problemeve. Por kreu i Drejtorisë së Shfrytëzimit të Automjeteve për qarkun, Luan Baçi, ka kërkuar korrektësi edhe nga drejtuesit e mjeteve të cilët duhet të zbatojnë ligjin.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sindikata e transporteve: Stop konkurrences se pandershme

Mesazh nga ADMIN prej Sat Jan 24, 2009 7:28 am

Une mendoj se edhe sindikatat jane te korreptuara kemb e koke
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi