Dalipi: Qeveria premtoi 6 mije km rruge, ndertoi 400

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dalipi: Qeveria premtoi 6 mije km rruge, ndertoi 400

Mesazh nga Ilda prej Sat Jan 24, 2009 2:49 am

Dalipi: Qeveria premtoi 6 mije km rruge, ndertoi 400

Deputeti Alfred Dalipi konstatoi dje se në fund të mandatit, 5 muaj nga ballafaqimi elektoral, qytetarët duhet të informohen, taksapagues apo jo, votues apo në moshë të re, gjithë shqiptarët se në vitin 2006 kjo qeveri, Ministria e Transporteve ka tenderuar dhe investuar 23.2 miliardë lekë ose 250 milionë dollarë. “Në vitin 2007- 34 miliardë lekë ose 400 milionë dollarë, në vitin 2008 - 56.8 miliardë lekë ose 600 milionë dollarë”, vijoi ai. Teksa shtoi se në tre vjet Ministria e Transporteve ka tenderuar, hedhur në rrugë, për rrugët plot 1 miliard e 250 milionë dollarë dhe shqiptarët me kaq para kanë marrë më pak se 400 km rrugë. “Premtimi për 6 mijë km rrugë është bërë, qytetarët shqiptarë kanë paguar taksat, qeveria ka realizuar të ardhurat, plot 1 miliard e 250 milionë janë bërë tendera dhe i janë paguar kontraktuesve”, kujtoi Dalipi. Sipas tij, e vetmja që s‘është bërë janë 6000 km rrugë dhe Shqipëria mbetet jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë si vendi më i prapambetur me 0.25 km rrugë për 1 km katror. “Sot është e nevojshme, që shqiptarët jo vetëm të mësojnë se janë harxhuar për rrugë 1 miliard e 250 milionë dollarë, por janë kontraktuar edhe për vitin 2009, 51 miliardë lekë ose 600 milionë dollarë të tjerë”, insistoi Dalipi.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dalipi: Qeveria premtoi 6 mije km rruge, ndertoi 400

Mesazh nga arberia prej Thu Feb 12, 2009 3:42 pm

Aman ,keta Daliperat,vetem çirren dhe ulerijne,pa çka se vete nuk na shtruan asjne rruge....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi