Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit

Mesazh nga ADMIN prej Fri Jan 23, 2009 8:50 pm

Komuniteti Mysliman: Lejohet pozimi me shami për kartat e identitetit


Komuniteti Mysliman dhe Ministria e Brendshme kanë gjetur gjuhën e përbashkët dje për të mos shkaktuar një incident të rëndë që kishte në qendër të tij kartat e identitetit. Ministria e Brendshme ka rënë dakord dje që të pranojë sugjerimin e Komunitetit Mysliman që vajzat e mbuluara me shami nuk do të pengohen për t‘u fotografuar bashkë me shaminë për të bërë aplikimin e kartës së identitetit. Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, zhvilloi dje në mesditë një takim me zv/ministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni. Në këtë takim zv/ministri Poni garantoi se do të respektohet e drejta e besimit dhe liritë e shtetasve, duke lejuar pozimin me shami për kartat e identitetit dhe duke respektuar kushtet teknike të kërkuara. Kjo nënkupton

mundësimin e fotografimit të plotë të fytyrës. Komuniteti Mysliman, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka sqaruar se "shamia e kokës, pa mbulimin e fytyrës, nuk është dhe nuk quhet as ferexhe dhe për më tepër perçe. Shamia e kokës është një prej

obligimeve islame për besimtaret që kanë hyrë në

moshën e pjekurisë". Takimi mes zv/ministrit Poni dhe kryetarit të Komunitetit Mysliman u zhvillua pas kthimit të këtij të fundit nga një vizitë në Arabinë Saudite. Komuniteti Mysliman ka kundërshtuar heqjen e shamisë për gratë besimtare gjatë fotografimit dixhital në zyrat e gjendjes civile të hapura posaçërisht për të bërë aplikimin për marrjen e letërnjoftimit të ri që do të ketë afat 10-vjeçar.

Kartat e identitetit

Vajzat e mbuluara me shami pa zënë pjesën e fytyrës do të kenë të drejtë të pajisen me kartat e identitetit, duke pasur në to edhe foton me shami në kokë. Qeveria ka pësuar tërheqje nga një sërë sanksionesh të cilat i kishte vendosur në ditët e para të muajit janar. Një ditë më parë, Kryeministri ka premtuar se nuk do të ketë penalizime për marrjen e rrogave për ata persona, të cilët janë të pajisur me pasaportën aktuale dhe se kartën e identitetit mund ta marrin kur të duan. Duket qartë se zgjedhjet parlamentare të qershorit ishin çelësi i këtyre sanksioneve për të eliminuar votimin me certifikata.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit

Mesazh nga arberia prej Fri Feb 13, 2009 2:49 pm

ishte normale qe qeveria t'ju hapte rruge ketyre vajzave per t'u paisur me karta identiteti.Kjo eshte me e rendesishme.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit

Mesazh nga LULJETA prej Fri Feb 13, 2009 6:48 pm

Edhe keto kane te drejte per pasaporta apo jo,nuk e di pse e kane bere te madhe kete pune
avatar
LULJETA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 17
Points : 8
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit

Mesazh nga arberia prej Sat Feb 14, 2009 1:54 am

Me siguri qe mediat jo te dashura te qeverise e bejne kete pune,pasi menjehere qeveria e zgjidhi kete problem.Por siç shohim ne çdo gje keto media hidhen menjehere ne sulm me shkrime dhe komentet e tyre antidemokratike per te zbehur te gjitha arritjet e keti vendi.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit

Mesazh nga ADMIN prej Sat Feb 14, 2009 8:17 am

Jam plotsisht dakort me ty arberia ,eshte vertete me te ardhur keq ,si i thote populli i bejne qimet buaj
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qeveria lejon vajzat gjysmë të mbuluara për të marrë kartën e identitetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi