Toka ne Ujin e Ftohte, rikthehen perplasjet me Garden e Republikes

Shko poshtë

Toka ne Ujin e Ftohte, rikthehen perplasjet me Garden e Republikes

Mesazh nga Ilda prej Fri Jan 23, 2009 3:15 am

Toka ne Ujin e Ftohte, rikthehen perplasjet me Garden e Republikes

Rikthehen përplasjet mes pronarëve dhe Gardës së Republikës në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Prej më shumë se tre muajsh, rezidenca qeveritare në Vlorë ka rrethuar me mur betoni një pjesë të madhe të territorit të ish-vilave. Ky mur që ruhet nga ushtarët e gardës, nuk ka asnjë leje për ndërtimin e tij dhe po has kundërshtime nga pronarët e tokës, që këtë pronë të trashëguar e kanë rifituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe me vendime gjykatash. Por pronarëve prej disa muajsh u ndalohet të hyjnë në pronat e tyre. Në çdo 20 metra gjen ushtarë të gardës që kanë urdhër të mos lejojnë asnjë person të hyjë në këtë territor. Edhe pse ka humbur gjyqet për të drejtën e pronësisë në këtë zonë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk tërhiqet. Pronarët thonë se nuk dinë ku të ankohen dhe gjejnë ngushëllimin vetëm te mediat, për të denoncuar atë që e quajnë “grabitje nga njerëz të veshur me pushtet”. Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Vlorë mësohet se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk disponon dokumente pronësie për këtë territor. Po ashtu, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë mësohet se në vitet 1999 dhe 2000 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të Vlorës ka humbur disa gjyqe me pronarët që u përkasin fiseve Kadënaj, Memushaj e Paço. Dje, në orët e para të mëngjesit, një furgon me forca speciale të Gardës së Republikës ka bllokuar edhe dy pallate që po ndërtoheshin në këtë zonë nga pronarët e saj. Rreth 30 pronarë të tokës kanë kundërshtuar këtë veprim. Njëri prej tyre, Sokol Kadëna, tha se do ta mbrojë me çdo mënyrë dhe formë pronën që ka trashëguar nga prindërit. Xhemal Memushi, i cili pronën e tij ia ka dhënë një firme ndërtimi, është edhe më i ashpër: “Mos të luajnë me pronat e popullit, sepse këtu do të kërcasë automatiku”. Por oficerët dhe ushtarët e gardës, të cilët zbatojnë urdhrat, vazhdojnë të mbajnë të bllokuar zonën me shërbime 24-orëshe. Në këto kushte, pronarët i janë drejtuar dje prokurorit të rrethit, si dhe gjykatës, duke akuzuar për këtë situatë krerët e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Toka ne Ujin e Ftohte, rikthehen perplasjet me Garden e Republikes

Mesazh nga arberia prej Fri Jan 23, 2009 7:14 am

Po pse ,kjo Qeveri nuk i sqaron njehere e mire keta pronare te ligjshem dhe po t'i duhet per interes publik ky territor, le te veproje Qeveria sipas ligjeve ne fuqi,ka ligj shpronesimi,ka ligj kompensimi dhe te mos krijohen keto situata jo te kendeshme dhe jo te mira per te gjithe.50 vjet nuk e perdoren se ja mori rregjimi,tani me keto kontradikta....eh
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi