Vasili: PS-PD kane pergjegjesi per kartat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vasili: PS-PD kane pergjegjesi per kartat

Mesazh nga Ilda prej Wed Jan 21, 2009 10:41 am

Vasili: PS-PD kane pergjegjesi per kartat

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi dje dy forcat politike kryesore se kanë përgjegjësi shumë të madhe për gjendjen me të cilën po përballen qytetarët në procesin e pajisjes me karta identiteti. “Sepse e zvarritën pambarimisht Kodin Zgjedhor për ta miratuar atë bazuar mbi filozofinë shumë të gabuar të faktit të kryer”, konstatoi sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili. Sipas tij, LSI ka ngritur me kohë dhe vazhdimisht shqetësimin e saj shumë të madh lidhur me pengesat dhe vonesat shumë serioze që po paraprinin për muaj e muaj të tërë fillimin e procesit të pajisjes me karta identiteti. “Me kohë ka ngritur problemin e vështirësive të mëdha të aplikimit në praktikë të procesit të pajisjes me karta, si dhe rrezikun e pajisjes selektive politike të shtetasve”, tha Vasili. Në situatën tepër serioze të krijuar në procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit dhe bazuar mbi qëndrimin e qartë politik të marrjes konkrete të përgjegjësive nga qeveria si përgjegjëse me ligj për këtë proces LSI propozon që qeveria të miratojë një plan emergjent shpërndarjeje që infrastruktura dhe burimet njerëzore përgjegjëse për pajisjen me karta identiteti të funksionojë në 24 orë.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vasili: PS-PD kane pergjegjesi per kartat

Mesazh nga Ilda prej Wed Jan 21, 2009 3:16 pm

tani levizja socialiste per integrim po kerkon te dale e lare dhe buzebukur perpara zgjedhjeve apo ça??

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi