QKK, projekte e premiera te reja

Shko poshtë

QKK, projekte e premiera te reja

Mesazh nga Ilda prej Wed Jan 21, 2009 10:24 am

QKK, projekte e premiera te reja

Qendra Kombëtare e Kinematografisë prezantoi dje projektet dhe objektivat për vitin 2009, ku më i rëndësishmi cilësohet anëtarësimi i QKK-së në “Eurimage” në muajin mars. Gjithashtu Qendra e Kinematografisë synon që për vitin 2009 të zhvillojë më tej aktivitetet në kuadër të forumit ballkanik kinematografik SEE. Në bazë të afateve kontraktuale, parashikohet që për këtë vit, publikut shqiptar t‘i prezantohen pesë premiera të filmit artistik me metrazh të gjatë: “Ne dhe Lenini”, “Kronikë provinciale”, “Gjallë”, “East-West-East” dhe “Muaji i mjaltit”. Do të prezantohen edhe katër filma dokumentarë: “Ëndrra e Çamërisë”, “Beratinus”, “Viktor Gjika, poet i ekranit” dhe “Midis dy dasmave”. Tre filmat e animuar që do të vijnë premierë këtë vit janë “Kamioni”, “Guernica, tmerret e luftës” dhe “Fajtori”. I vetmi film me metrazh të shkurtër që pritet të prezantohet para publikut është “Ngjarje në traget”. QKK informon se edhe këtë vit do të zhvillohen tri festivale të filmit ndërkombëtar, që tashmë supozohet të jenë kthyer në një traditë.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi