E rrahen ne Janine, denoncon ne Kakavije

Shko poshtë

E rrahen ne Janine, denoncon ne Kakavije

Mesazh nga Ilda prej Wed Jan 21, 2009 9:54 am

E rrahen ne Janine, denoncon ne Kakavije

Një 60-vjeçar, i cili prej 17 vjetësh jeton si emigrant në Greqi, pretendon se është keqtrajtuar nga policia greke. Sipas të dëmtuarit Eqrem Malaj, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Janinës, gjatë një konflikti fizik mes tij dhe një polici grek me uniformë. Shtetasi shqiptar me origjinë nga Vlora, pasi ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ka denoncuar pranë autoriteteve shqiptare dhunën e pretenduar të ushtruar nga policia greke. “Emigranti ka marrë tri plagë të lehta në trup, si pasojë e ushtrimit të dhunës”, - tha dje për gazetën mjeku i urgjencës në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, Dilaver Stroka. Sipas tij, 60-vjeçari është mjekuar në gishtin e vogël të dorës së majtë, në këmbën e majtë, si dhe në kokë. Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë me të vërtetë shtazarake dhe me mjete të forta, shprehet mjeku Stroka. Ndërkaq, vetë i dhunuari sqaron ngjarjen duke shpjeguar edhe arsyen. Sipas tij, ai kishte shkuar në Bashkinë e Janinës për dokumente qëndrimi, por aty, rastësisht, është ndeshur me një polic. Ai, me të marrë vesh se ishte shqiptar, e ka goditur me shkop gome dhe mjete të forta metali. “Plagët e marra janë shkaktuar si pasojë e dhunës dhe kjo më shtyu të vija në Gjirokastër e të denoncoja dhunën e një polici ndaj meje”, thotë Malaj. Ai ka mohuar të jetë keqtrajtuar nga ndonjë polic tjetër, apo njësi policore pas incidentit. “Denoncimin nuk e kam bërë në Janinë, për arsye se ata nuk do të besojnë një emigrant shqiptar, por një polic grek dhe kjo më ka shtyrë që të denoncoj aktin e policit në vendin tim”, u shpreh më tej për gazetën 60-vjeçari Malaj. Për këtë ngjarje, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, pohoi se autoritetet e policisë lokale, pasi kanë marrë në konsideratë denoncimin e emigrantit të keqtrajtuar, kërkuan një takim bilateral me homologët grekë, por nga ata nuk është dhënë shenjë për realizimin e takimit një kohe të shkurtër. Shtetasi nga Vlora, prej 17 vitesh, jeton dhe punon në Janinë, së bashku me të shoqen dhe dy vajzat e tij. Ky ka qenë konflikti i parë i realizuar me forcat policore në Greqi. Ai shpreson në zgjidhjen e këtij problemi me mjete institucionale, ku çdo njeri të marrë atë që i takon, pra ndëshkimin e autorit të dhunës. Ndërkohë, policia greke vazhdon të kthejë mbrapsht emigrantë të paligjshëm nga territori i saj. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit të së martës, policia greke ka kthyer në Shqipëri përmes Stacionit Kufitar të Kakavijës nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilët tentonin të hynin në brendësi të territorit grek. Klandestinët janë kapur në thellësi të territorit helen në përpjekje për të vazhduar rrugën drejt qendrave të banuara në afërsi të kufirit mes dy shteteve. Të nëntë emigrantët e kthyer, nuk kanë qenë të dhunuar nga autoritetet policore greke çka u pohua nga vetë ata.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E rrahen ne Janine, denoncon ne Kakavije

Mesazh nga arberia prej Thu Feb 12, 2009 3:45 pm

po mire ka bere,kujt t'i qahej ne Janine....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi